Categories: Uncategorized

Lancohet dua.com, aplikacioni që bashkon shqiptarët në mbarë botën (FOTO LAJM)

Sot u lancua zyrtarisht dua.com, platforma e cila ka për mision bashkimin e shqiptarëve kudo në botë.

E themeluar prej dy shqiptarëve nga diaspora dhe me një histori inspiruese, aplikacioni dua.com prej sot do të jetë në dispozicion për t’u shkarkuar nga të gjithë.

Të lidhura

None found

Interesimi i jashtëzakonshëm për dua.com ka bërë që vetëm pak orë pas lancimit, të renditet i pari në listen e aplikacioneve shqiptare në App Store.

Me një vizion për të krijuar ekosistemin më të madh social për shqiptarët, aplikacioni dua.com do t’ju mundësojë krijimin e njohjeve të reja si të dashurisë gjithashtu edhe atyre shoqërore e biznesore.

Kliko KËTU për të shkarkuar aplikacionin

Me rastin e lancimit të aplikacionit, të hënën në ambientin e zyreve të dua.com u mbajt një ceremoni modeste por shumë domethënëse për ekipin.

Gjatë një fjalimi të mbajtur prej dy themeluesve Valon Asani dhe Larklind Cerkezi ata u shprehën “Është një ndjenjë e mrekullueshme të përjetojmë këtë ditë për të cilën kemi punuar kaq shumë. Sot për ne është një fillim krejtësisht i ri dhe një ndryshim i madh për të gjithë shqiptarët. Falenderojmë ekipin tonë i cili ka punuar pa pushim dhe kanë arritur të krijojnë aplikacionin dua.com. Urime të gjithëve dhe mezi presim të nisim këtë rrugë plotësisht të re për ne dhe të gjithë shqiptarët”.

Mirëpo çfarë është saktësisht dua.com?

Janë rreth 12 milionë shqiptarë të cilët jetojnë në vende të ndryshme të botës dhe aplikacioni dua.com është pika në të cilën ata mund të njoftohen me njëri-tjetrin.

Jeni nga Tirana dhe dëshironi të njoftoheni me një vajzë shqiptare nga Zvicra? Jetoni në Londër dhe dëshironi të takoheni me dikë në Prishtinë? Apo keni lindur në New York dhe gjithmonë keni pasur dëshirë të njoftoheni me një djalë nga Shqipëria? Në këtë rast dua.com është ura lidhëse midis të gjithë shqiptarëve që dëshirojnë të krijojnë lidhje serioze të dashurisë.

Si të bëheni pjesë e dua.com?

Për të qenë një prej mijëra shqiptarëve të regjistruar deri tani në dua.com, mjafton të shkarkoni aplikacionin në telefonin tuaj. Për të bërë një gjë të tillë mjafton të kërkoni për dua.com në App Store ose Play Store ose duke klikuar këtu.

Pasi që edhe më parë të interesuarit kanë pasur mundësi regjistrimi, interesimi prej shqiptarëve nga e gjithë bota ka qenë i jashtëzakonshëm. Kjo ka rezultuar që deri tani dua.com të ketë mbi mbi 600.000 ndjekës shqiptarë anë e mbanë botës. Prandaj shkarkoni dua.com, njoftohuni me shpirtin binjak pa marrë parasysh kufijtë dhe takohuni në jetën reale.

Dëshironi të shkarkoni dua.com?
Kliko KETU për ta shkarkuar aplikacionin

të fundit

Krenar Lloga kritikon propozimin për provimin e jurisprudencës: Nuk është për t’u krenuar

Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…

8 minutes ago

Spitali modular i Kumanovës do të përdoret për mjekësi fizike dhe rehabilitim

Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…

9 minutes ago

Alarm zjarri në fluturimin Barcelona-Venecia, studenti që përdori cigare elektronike rrezikon gjobë mbi 2 mijë euro

Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…

11 minutes ago

Aksidenti me dy fëmijë të vdekur në Durrës, kërkohet pushimi i një akuze ndaj Nikoll Radaçit; seanca tjetër më 16 nëntor

Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…

13 minutes ago

Lausanne-Sport bllokon mundësinë e Edion Dërgutit për prova te Sevilla

Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…

17 minutes ago

Motra e gjeti prezantuesen Rabia Ahsan të gjakosur pas të shtënave në banesë, arrestohet bashkëshorti

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pakistanin, ku prezantuesja e njohur televizive Rabia Ahsan, 41 vjeçe, nënë e dy fëmijëve,…

28 minutes ago