Përpara se të ndërronte jetë, artisti i madh Ennio Morricone paska shkruar nekrologjinë e vdekjes së tij, në një letër që është bërë publike vetëm pak orë më parë…Fjalët e tij, tingëllojnë kaq të ndjera dhe i dedikohen njerëzve më pranë zemrës dhe jetës së tij.
Maestro Morricone, fituesi i disa çmimeve prestigjioze, mes tyre edhe Oscar, kujton me mirënjohje dhe dashuri, njerëzit special në jetën e tij, nga bashkëshortja, tek fëmijët, nipërit e mbesat.
Dëshira e tij e fundit? Një funeral privat! Arsyeja? “Nuk dua të shqetësoj asnjeri”, shkruan mjeshtri i muzikës, artisti dhe dirigjenti Ennio Morricone, që u nda nga jeta në një spital të Romës mëngjesin e djeshëm.
Ky është teksti i nekrologjisë shkruar nga vetë Morricone:
“ENNIO MORRICONE ka vdekur! Kështu dua t’jua njoftoj vdekjen time të gjithë miqve që kanë qenë gjithmonë pranë meje dhe gjithashtu atyre që janë pak larg dhe i përshëndes me shumë dashuri. E pamundur që t’i përmend të gjithë! Por, një përshëndetje e veçantë është për Pepuçion dhe Robertën, miqtë e mi vëllazëror, shumë të pranishëm në vitet e fundit të jetës sonë.
Ekziston vetëm një arsye që më shtyn t’i përshëndes të gjithë si në këtë letër dhe të bëj një funeral tërësisht privat: Nuk dua t’ju shqetësoj!
Një përshëndetje e përzemërt për Inesin, Laurën, Sarën, Enzon dhe Norbertin, sepse kanë ndarë një pjesë të madhe të jetës me mua dhe familjen time.
Dua të kujtoj motrat e mia Adrianën, Marian, Frankën dhe të dashurit e tyre dhe t’u them se i dua shumë.
Një përshëndetje e fortë dhe e thellë për fëmijët e mi Markon, Aleksandrën, Andrean, Xhiovanin, nusen e djalit Monikën dhe nipërit e mbesat e mia Françeskën, Valentinën, Françeskon dhe Lukan. Shpresoj që ata ta dinë se i doja shumë!
E fundit, por jo më pak e rëndësishme (Maria). Unë po e ripërtërij dashurinë e jashtëzakonshme që na ka mbajtur së bashku dhe që më vjen keq ta braktis.
Lamtumira më e dhimbshme është për ty”, e përfundon kështu letrën e tij të lamtumirës mjeshtri i ndjerë, Morricone!
Botërori i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe me ndeshje që…
Këtë të hënë në orën 10:00, në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), zhvillohet ceremonia zyrtare…
"Big Brother VIP" ka nisur edicionin e tij të pestë, e që në ditët e para nuk kanë munguar debatet…
Mëngjesin e sotëm, një gjeneral i lartë rus është vrarë në Moskë, pas shpërthimit makinën e tij, njoftuan autoritetet ruse.…
Mbrëmjen e 27 janarit 2021, shoferi i një kamioni që po transportonte kanabis drejt Turqisë, njoftoi “shefin” e tij në…
Këtë të hënë, opozita do të mbajë protestën kombëtare, duke e konsideruar si një reagim ndaj korrupsionit qeveritar që ka…