Categories: Uncategorized

La Liga rinis në fillim të shtatorit, ja oraret e reja për këtë fund-sezon

La Liga ka tashmë një plan të qartë për rifillimin e kampionatit. Ka konfirmuar gjithçka presidenti i ligës spanjolle të futbollit Javier Tebas megjithatë që rinisja e sezonit të marrë formë zyrtare duhet konfirmimi i Ministrisë Spanjolle të Shëndetsisë.

Plani i numrit 1 të ligës së futbollit Tebas është që edicioni 2019-2020 i La Ligas të rifillojë më 11 qershor dhe të përfundojë në datën 19 korrik. Një tur force prej 39 ditësh ku do të ketë ndeshje çdo ditë pa ndërprerje. Gjithçka do të rinisë ditën e enjte në datë 11 qershor me derbin e Andaluzisë ndërmjet Real Betis dhe Sevillas. Po në datë 11 do të luhen edhe minutat e mbetura të ndeshjes së ndërprerë të La Liga 2 mes Rayo Vallecanos dhe Albacetes.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë nga 11 qershori do të ketë ndeshje çdo ditë, sfida të cilat do të luhen në tre fasha oraresh 19:30, 21:30 ose 22:00, ndërsa në fundjavë do të shtohet edhe një orar i ri ai 17:30. Deri në fund të këtij sezoni janë për t’u luajtur edhe 11 raunde me Barcelonën që aktualisht kryeson kampionatin me 2 pikë avantazh ndaj Realit të Madridit.

La Liga ka vendosur kështu datën e rifillimit dhe vetëm në rast të ndonjë ngjarjeje të jashtëzakonshme kampionati nuk do të rifillojë në datën 11 qershor ndërkohë që është përcaktuar edhe data e nisjes së sezonit të ri atij 2020-2021 që do të jetë 12 shtatori.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

5 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago