Categories: Uncategorized

Kuvendi fshin kritikat për abuzimin e 15 vjeçares në mbledhjen e komisionit

Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë organizoi mbledhjen e Aleancës së Grave deptuete ku në qendër të diskutimeve ishte abuzimi seksual nga roja i shkollës me një 15 vjeçare në Babrru të Tiranës.

Mes diskutimit të grave deputete ajo që ra në sy ishte reagimi i fortë i ish-kryetares së Komisionit të Ligjeve, Vasilika Hysi dhe kryetares së Komisionit të Politikës së Jashtme, Mimi Kodheli.

Të lidhura

None found

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Kodheli e drejtoi gishtin e përgjegjësisë për abuzimin e minorenes edhe tek sistemi arsimor, duke akuzuar drejtëpërdrejtë mësuesit për largimin e vëmendjes nga problemet e nxënësve.

“Dikur ne mësuesit i konsideronim si prindërit tanë të dytë, të ka marrë në telefon prindi, të paktën unë i takoj asaj gjenerate, dhe mësuesja merrte në telefon dhe thoshte se pse ka munguar fëmija.

Por sot zysha tona e kanë mendjen për të bërë të tjera punë, nuk të del koha të jesh edhe zyshë të bësh ditarin tërë ditën, të lysh edhe flokët, sytë buzët, vetulla me funde e minifunde.

Zysha tona kanë qenë të pamartuara dikur por sot smerret vesh se kush është bërë zyshë. Do ta marrim këtë situatë në dorë apo do flasim”, tha Kodheli.

Por pas publikimit në ABC NEWS të kronikës ku shprehej edhe revolta e deputeteve socialiste për ngjarjen dhe dështimin e autoriteteve për të parandaluar ngjarjen, Kuvendi i Shqipërisë fshiu nga faqja e tij zyrtare videon e mbledhjes duke shuar në këtë mënyrë edhe zërat kritikë brenda maxhorancës.

Videoja e mbledhjes u rihodh mëngjesin e të mërkurës sërish nga shërbimet e Kuvendit.

Këtë herë Kuvendi u investua ta montojë edhe një herë videon e mbledhjes dhe në të mungon komunikimi i deputetes socialiste Mimi Kodheli. Videoja më sipër tregon radhën e komunikimeve dhe videon e montuar nga Kuvendi ku duket qartë se Kodheli është fshirë.

Është e paprecedentë se si videot e mbledhjeve të Kuvendit që duhet të jenë të hapura për syrin e publikut, censurohen dhe montohen duke hequr zërat kritikë.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

2 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

2 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

2 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

2 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

2 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

2 hours ago