Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA) Znj.Rezana Vrapi ka zbuluar detaje të tjera në lidhje me rregullat dhe procedurat që maturantët do të duhet t’u nënshtrohen.
Ajo bën me dije se “ka rregulla të administrimit që lidhen me mënyrën se si nxënësit hyjnë në mjedisin e provimit, mënyrën se si ulen, mënyrën se si monitorohen etj.”, ndërsa thekson edhe rregullat më të forta që lidhen me mos-marrjen e celularit dhe mos-komunikimin në mjedisin e provimit:
None found
“Rregullat më të forta kanë të bëjnë veçanërisht me besueshmërinë e të gjithë procesit. Pra, mos-marrjen e celularëve dhe mos-komunikimin në procesin e mjedisit. Këto janë të sanksionuara në rregulloren e Maturës Shtetërore.
Prandaj bëj me dije: çdo maturant, ditën e provimit të mos ketë celular me vete, të mos komunikojë në mjedis. Në të kundërt, do të penalizohet dhe për 1 vit rresht, ai nuk do të ketë më të drejtë që ta japi këtë provim”, mbyll video-mesazhin e saj Znj. Rezana Vrapi.
Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…
Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…
Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…
Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…