Categories: Uncategorized

Kush janë dy zëvendësministret e reja në Ministrinë e Financave

Diskriminimi pozitiv për drejtueset femra në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë ka arritur maksimumin, pasi përveç ministres, do jenë dhe tre zëvendësministre, për ta çuar në 4 numrin e drejtueseve të kësaj ministrie si asnjëherë më parë.

Burimet konfidenciale konfirmuan për Monitor se Vasilika Vjero, ish-drejtoresha e tatimeve dhe Adela Xhemali, do të zënë vendet e lëna bosh pas dorëheqjeve të Erjon Luçit dhe Elton Haxhit.
Xhemali, në profilin profesional Linkedin, ajo deklaron se është drejtore financiare pranë Intesa San Paolo Bank, por ka dhe përvojë në administratë ku ka punuar për pak kohë si drejtoreshë e Fondit i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, e cila ka nën varësi shumë institucione dhe mbulon disa fusha të rëndësishme të ekonomisë, financave dhe tregut të punës, u fuqizua shumë në mandatin e dytë të qeverisë Rama, pasi bashkoi dy-tre ministri nën drejtimin e ish-ministrit Ahmetaj.

I pari që dha dorëheqjen nga pozicioni dhe më pas u shkarkua nga qeveria ishte Erjon Luçi, një nga drejtuesit e lartë më jetëgjatë të financave, i cili e mori detyrën që në vitin 2013, kur Partia Socialiste ishte në pushtet dhe në krye të financave u vu Shkëlqim Cani.

Ditët e fundit dha dorëheqjen edhe Elton Haxhi, duke mos i bërë të ditura arsyet. Kjo tërheqje e tij lidhet me konfliktin për zonën Duty Free në doganën e Rinasit dhe ambientet e Aeroportit të Tiranës, pasi u njoftua një ditë pasi Ministria e Financave humbi gjyqin për anulimin e autorizimit që i kishte dhënë në gusht 2019 Albanian Duty Free Distribution” (ADFD).

Kishte qenë pikërisht zv.ministri Haxhi që, në mungesë të ministres, i kishte dhënë autorizimin Albanian Duty Free Distribution” (ADFD) ndërkohë që kompania amerikane International Cruise Duty Free (ICDF) pas një tenderi të hapur nga Tirana International Airport në nëntor 2018, pasi dha ofertën më të mirë financiare, fitoi të drejtën për menaxhimin e hapësirës “Duty Free” në aeroport për 5 vitet e ardhshme.

Konflikti është zhvendosur në Gjykatën e Apelit Administrativ dhe është guri i provës për qeverinë shqiptare lidhur me përmirësimin e klimës për biznes për investitorët e huaj dhe ka marrë interesin e veçantë të ambasadës së SHBA në Tiranë dhe ambasadores së re përballë peripecive administrative të doganave, Ministrisë së Financave dhe gjykatave shqiptare që ua kalojnë përgjegjësitë njëra-tjetrës apo Kodit Doganor me shprehjen simbol të gjykatësit, “kur të lexoni vendimin do kuptoni ku fle lepuri”/monitor/

të fundit

OKB: Konflikti Iran-Izrael do të diskutohet urgjentisht sot në Këshillin e Sigurimit

Armiqësitë e vazhdueshme midis Iranit dhe Izraelit janë tema e diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i cili po mblidhet…

44 minutes ago

Murtaja e bagëtive në Shqipëri, Agjencia e Ushqimit apelon për kujdes në zonat kufitare të Kosovës

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka paralajmëruar fermerët në zonat kufitare të Kosovës që të rrisin vigjilencën pas shpërthimit të…

55 minutes ago

Ndahet nga jeta ish- kryebashkiaku i Pukës, Ndue Cara

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare Ndue Cara, ish-kryebashkiaku i Pukës dhe një nga figurat më të njohura të…

1 hour ago

Inteligjenca artificiale në median shqiptare: Çfarë mësimesh mund të nxjerrim nga modelet ndërkombëtare

Pak kohë më parë, një ish kolegu im gazetar më kërkoi një koment në lidhje me një analizë të publikuar…

1 hour ago

Luis Enrique mes lavdërimeve dhe kritikave: “Trajneri më i mirë në botë” apo “pa stil origjinal”

Paris Saint-Germain po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm nën drejtimin e Luis Enriques. Ekipi francez jo vetëm që ka fituar…

2 hours ago

Për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore bizneset do njoftohen edhe nga e-Albania

Bizneseve, njoftimet për detyrimet e taksave dhe tarifave vendore përveç komunikimit me postë pritet t’u bëhen edhe përmes e-Albania. Bashkia…

2 hours ago