Categories: Uncategorized

Kush janë anëtarët e “grupit të Sarandës”, dalin pamjet (FOTO LAJM)

Zbulohen detaje lidhur me grupin e Sarandës të kapur lidhur me një sërë grabitjesh me dhunë të ndodhura në zonën e Bashkisë Finiq.

Në pranga kanë renë Kleo Hysi, 32-vjec, lindur në Tepelenë dhe banues në Sarande dhe Paris Qurku, 39-vjec, lindur në Lushnje dhe banues në Sarandë, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

Të lidhura

None found

Ata në bashkëpunim me Jetmir Gerbin, 31-vjeç lindur dhe banues në Kolonjë kanë vjedhur me dhunë banesën e Dhimitër Papës, 91-vjeç ne fshatin Malcan, Finiq të cilin e kanë dhunuar dhe i kanë marrë 20 mijë lekë të reja dhe një armë gjahu “Bajkal” ruse kalibër 12 mm.

NJOFTIMI I POLICISE

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të autorësisë së ngjarjes së ndodhur në 29 Gusht në fshatin Melçan, bënë të mundur zbardhjen e plotë, identifikimin, kapjen dhe ndalimin e të dy bashkëuatorëve të dyshuar për këtë ngjarje, konkretisht:

K. H., 32 vjeç dhe P. Q., 29 vjeç, me banim në Sarandë për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve rezulton se më datë 29.08.2020, këta shtetas në bashkëpunim me shtetasin J.G., 31 vjeç, banues në Kolonjë, Gjirokastër (arrestuar në flagrancë), gjatë orëve të natës kanë vjedhur me dhunë banesën e shtetasit Dh.P në fshatin Melçan, Finiq, ku nëpërmjet forcës dhe dhunës kanë arritur të marrin një armë gjahu, si dhe një sasi vlere monetare prej 20.000 lekë të reja.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve të tjera, të ndodhura në këtë zonë për të cilat Policia nën drejtimin. e Prokurorisë po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

të fundit

Dinamo rindërtohet gjatë verës, afrimet dhe largimet që kanë formësuar ekipin e Dajës

Ilir Daja - Adrian BardhiNdonëse ka pasur “dalje me peshë” nga Dinamo në këtë merkato vere, klubi ka ditur të…

59 minutes ago

Real Madridi shqyrton tre yje të mesfushës pas dështimit me Rodrin

Pas dështimit për të afruar Rodrin në “Santiago Bernabeu”, Real Madridi ka kthyer vëmendjen te disa alternativa të tjera për…

1 hour ago

Kurti Rejects LDK’s Demands: No Agreement Can Override the Will of the People

Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës do të mbahet të shtunën paradite, pavarësisht se afati 30-ditor i…

1 hour ago

Krasniqi Attacks Opposition: “Radoičić’s Friends” Came to Their Aid

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, ka adresuar kritika dhe akuza ndaj opozitës përmes dy postimeve të ndara…

1 hour ago

Tonight’s Session in Doubt, Opposition Says Plenary Hall Is Locked

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri në një konferencë për media, tha se dyert e sallës plenare të Kuvendit të Kosovës…

1 hour ago

Horoskopi 8 Gusht 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për secilën shenjë?

Dashi Jeta ne çift do influencohet pozitivisht nga te gjithë planetët gjate kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë…

1 hour ago