Categories: Uncategorized

Kush janë 4 të dënuarit e radhës që ranë në “rrjetën” e OFL-së

Operacioni Forca e Ligjit i dërgoi kërkesat me shkrim sot në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, katër shtetasve, nga Kurbini, Mati e Lezha.

Bajram Hidri, Hil Ndreca, Albert Malçi, Altin Nogaj, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Të lidhura

None found

Njoftimi

OFL, 28 shtator

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

B. H., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale ”Kultivimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

H. N., banues në Kurbin, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”;

A. M., banues në Mat, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim;

A. N., banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

të fundit

Kurti after Jakup Krasniqi’s leave from The Hague: Solidarity with the family in difficult moments

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas vizitës së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, te familja e tij, pasi…

48 seconds ago

Kosovo Assembly session delayed about an hour, still has not resumed

Pavarësisht se ishte paraparë të fillonte në orën 10:00, vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, e cila kishte mbetur…

1 minute ago

State Audit Office-Macedonia: IT sector in the Health Insurance Fund with significant gaps in information security

Enti Shtetëror i Revizionit në Maqedoni ka konstatuar mangësi serioze në sigurinë e sistemit informatik të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore,…

1 minute ago

Cardiovascular diseases caused 34% of deaths in North Macedonia

Sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut ishin shkaku i 6,888 nga 20,287 vdekjeve në Maqedoni në vitin 2025.…

2 minutes ago

Electoral reform/ Assembly requests expertise from Venice Commission on financing of political parties

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i është drejtuar zyrtarisht Komisionit të Venecias për të kërkuar ekspertizë ligjore mbi Ligjin për…

2 minutes ago

First trilateral meeting between US, China and Russia concludes, leaders discuss peace and nuclear weapons

Presidenti amerikan Donald Trump, lideri suprem kinez Xi Jinping dhe kreu i shtetit rus Vladimir Putin kanë nisur takimin e…

2 minutes ago