Categories: Uncategorized

Kush është “Flor Qorri”, si ekzekutoi bashkë me të vëllain pronarin e diskos vite më parë

Detaje të reja bëhen me dije nga vrasja e 40-vjeçarit Florian Lamçe.

Mësohet se në muajin shkurt të këtij viti, i ndjeri është përfshirë në një ngjarje, ku besohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rodi Bylykbashit, por pa i shkaktuar dëmtime.

Ndërkohë, ai rezulton gjithashtu i dënuar për plagosje dhe kryerje të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Për këtë të fundit ai është dënuar me 3 vjet burg nga Gjykata e Elbasanit, pasi u përfshi në 2012-ën në një ngjarje kriminale, ku mbeti i vrarë Almir Cani.

Pronari i disko “Tekila” në Elbasan u ekzekutua me dy plumba në kokë mbrëmjen e 23 shkurtit 2012. Dy vëllezërit, Florian dhe Olsi Lamçja, e kanë thërritur atë me telefon duke e nxjerrë jashtë banesës nga ku më pas e kanë vrarë me dy plumba.

Autorët arritën të fshehin mjaft prova të vendit të ngjarjes, përfshirë edhe gëzhojat, si dhe telefonin celular të viktimës. Në fund të gjykimit Florian Lamçja u dënua me 3 vite burgim si personi që kishte fshehur provat në vendngjarje, ndërsa vëllai i tij, Olsi Lamçja, u dënua me 22 vite burgim për akuzën e vrasjes me paramendim.

I gjithë konflikti që solli më pas vrasjen ndodhi për një shumë prej 300 mijë lekësh të vjetër. Asokohe Cani i ka pasur miq dy vëllezërit dhe u kërkoi ndihmë që t’i merrnin borxhin një biznesmeni, i cili kishte kohë që nuk ia kthente Canit.

Dy vëllezërit pranuan, ku në këmbim Cani u kishte premtuar se do t’u jepte 300 mijë lekë të vjetër. Këtu ka nisur edhe konflikti mes biznesmenit dhe dy vëllezërve, të cilët mësuan se pasi e kishin kërcënuar biznesmenin që t’i jepte lekët Canit, ky i fundit i kishte marrë paratë dhe nuk i kishte dhënë premtimin dy vëllezërve. Këta të fundit në muajin shkurt të vitit 2012 e thërrasin poshtë banesës së tij dhe e vrasin pronarin e disko “Tekila”.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago