Categories: Uncategorized

Kur rruga të duket “pistë avioni”, ç’ndodhi me shoferët “e pabindur” sot

Policia rrugore ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë pezullar 35 leje drejtimi, janë arrestuar tre drejtues mjetesh si dhe 1052 të tjerë kanë marrë masa administrative.

Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, parakalime të gabuar mos vendosje rripi etj.

Njoftimi i policisë

Drejtoria e Policisë Rrugore, 2 shtator 2020

Gjatë 24 orëve të fundit: 35 leje drejtimi të pezulluara, 3 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1052 masa administrative.

Policia Rrugore, në të gjithë vendin, ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Kontrollet kanë vijuar në të gjitha akset rrugore nacionale, me radar, dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara. 30 prej drejtuesve të mjeteve iu është tërhequr leja e drejtimit, për shpejtësi mbi normën e lejuar, që varionin nga 45 deri deri në 70 km/h, mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.

Janë vendosur 201 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 23 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

2 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

131 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 172 për përdorim të celularit;

132 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 389 masa për parkime të gabuara.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 2 drejtues mjetesh, ndërsa 1 tjetër është arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejura, mos drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur, të mos kryejnë parakalime të gabuara, pasi nga analiza e aksidenteve të ndodhura, me pasojë në jetën e qytetarëve, por edhe ato me dëme materiale, ka rezultuar se në shumicën e rasteve shkaku i akisdenteve lidhet me shkeljen e rregullave të përmendura më lart.

#zbatorregullatudhëtoisigurt
#RespektoKufizimeteShpejtësisëmos🛫🛣️
#MosPërdor🥃gjatë drejtimit të🚘

të fundit

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

3 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

10 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

8 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago