Të gjithë këto kohë kanë ngritur pyetjen, kur do të përfundojë koronavirusi? Në lidhje me këtë sëmundje që po alarmon botën, së fundmi dhe vendin tonë, kanë dhënë pak dritë ekspertët. Ata shprehen njëzëri se COVID-19 mund të qarkullojë edhe për disa muaj.
Virusi duket se ka zhvendosur shtrirjen e saj dhe është drejtuar drejt Euorpës, e cila po njeh një numër të frikshëm të infektuarish dhe viktimash, me Italinë të cilësuar si vatra më e madhe në këtë kontinent. Një ekspert mjekësor kinez tha se COVID-19, mund të gjej terren edhe për muajt e ardhshëm shkruan tch.
None found
Duke folur në një konferencë shtypi nga qyteti i Guangzhou, Kinë, Zhong Nanshan, ish-presidenti i Shoqatës Mjekësore Kineze, që zbuloi dhe shpërthimin e SARS, në vitin 2003, tha se virusi mund të qarkullojë deri në verën e këtij viti.
“Zhvillimi i epidemisë globale parashikohet të vazhdojë të paktën deri në qershor” tha ai.
Ekspertë të tjerë e kanë mbështetur këtë teori të doktorit, duke u shprehur se koronavirus do të “shfaroset” brenda muajve të ardhshëm. Për këtë ato i referohen dhe të kaluarës, në kohën e SARS (I cilësuar nga ekspertët si i përafërt me koronavirusin e ri) kur ky virus arriti të infektojë më shumë se 8,000 mijë persona në të gjithë globin, por e humbi efektin mbi njerëzit kur temperaturat pësuan rritje. Sakaq, kujtojmë që si pasojë e virusit famëkeq në të gjithë botën deri më tani janë shpallur të infektuar 167,805 persona ndërsa 6,485 kanë humbur jetën.
Barcelona dhe presidenti i Real Madridit , Florentino Perez, do të zhvillojnë një takim kyç këtë të mërkurë, më 25…
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Villavicencios në Kolumbi, ku një automjet i mbushur me eksploziv ka shpërthyer…
Skandali financiar që ka tronditur Paraguain merr përmasa të reja. Policia ka arrestuar Francisco Peña, vëllain e ish-presidentit të vendit,…
Një tjetër skandal ka shpërthyer në Francë, ku Gisèle Pelicot, gruaja që u kthye në simbol të luftës kundër dhunës…
Katër persona janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kapën duke qarkulluar me armë zjarri në një automjet të…
Një shpërthim ka ndodhur orët e para të mëngjesit në lagjen Nea Jonia të Athinës. [...] Read More... The post…