Categories: Uncategorized

Kumbulla rrëfehet te “Corriere Della Sera”, dëshiron Ligën e Kampionëve

Ka lindur 20 vite më parë në Peschiera del Gadra nga një familje emigrantësh shqiptarë, që tani kanë në pronësi edhe një restorant, dhe ka veshur fanellën e Veronës që fëmijë e deri në debutimin në Serinë A.

Kështu e nis gazeta italiane ‘Corriere Della Sera” përshkrimin për Marash Kumbullën, në një intervistë të gjatë të realizuar me djaloshin shqiptar, i cili pas një sezoni në kufijtë e perfektes, ka përfunduar në qendër të merkatos në Itali dhe Europë.

Të lidhura

None found

Babai juaj u ka quajtur “shumë serioz” për moshën që keni, ndërsa trajneri Juric ka thënë se “jeni tashmë një burrë”. E gjen veten në këto fjalë?
Jam shumë serioz, është e vërtetë, pro atëherë kur duhet, Di edhe të argëtohem. Babai dhe trajneri kanë dashur të thonë që jam shumë i pjekur për moshën që kam.

Ish trajneri i Shqipërisë, De Biasi deklaronte se të rinjtë shqiptarë kanë më shumë uri sesa ata italianë. Çfarë mendoni ju?
Le të themi që të rinjtë shqiptarë vijnë nga një kulturë ndryshe, që i lejon ata të kenë më shumë stimuj e më shumë ambicie.

Rrënjët e tua çfarë të japin më shumë?
Traditat dhe historia e popullit tim, më përcjellin një ndjenjë të fortë të përkatësisë. Është një ndjenjë që më shtyn të jap gjithmonë më të mirën.

Çfarë ke menduar kur dëgjove fjalët e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, që dërgoi 30 mjekë në Itali?
Jam krenar për një gjest të tillë, në një moment të vështirë për Italinë, që i është gjendur gjithmonë në krah Shqipërisë, kur ajo ka pasur nevojë. Falënderoj Ramën dhe mjekët që kanë ardhur në Itali.

Çfarë ndjesie ju shkakton të luajturit në Serinë A me fanellën e skuadrës që keni luajtur që fëmijë?
Mendoj se është ëndrra e të gjithëve. Të arrish në nivele të larta është shumë e vështirë, por ta bësh këtë me skuadrën që ke nisur të luash futboll që fëmijë, është e papërshkrueshme.

E mban mend herën e parë kur keni thënë “unë dua të bëhem futbollist”?
Isha 10-11 vjeç kur kuptova se ajo që doja të bëja, ishte të luaja futboll. Më pas është gjithmonë e vështirë, por edhe e bukur, të shndërrosh pasionin në profesion.

Cila ka qenë hera e parë që keni thënë “ia dola”?
Kur shënova golin tim të parë në Serinë A, me kokë ndaj Sampdorias. Ishte një moment i pashlyeshëm.

Është e vërtetë që keni mbajtur postierin e Chiellinit në dhomën tuaj, që fëmijë?
Po. Gjithmonë e kam admiruar grintën e tij dhe dëshirën për t’u përmirësuar, Është një luftëtar autentik.

Pas tre klubeve të kreut të renditjes, mbrojtja më e mirë është ajo e Veronës, që në gusht e jepnin të gjithë për të mbaruar. A ishte një stimul më shumë, fakti që konsideroheshit të dobët?
Na ka nxitur të punojmë më shumë se të tjerët, por e dinim që nuk ishim të dobët dhe aq më pak të mbaruar.

Cili është sekreti i këtij soliditeti?
Jemi një grup shumë i bashkuar, si brenda, ashtu edhe jashtë fushe, gjë që na ndihmon të punojmë shumë mirë.

Juric duket një trajner i aftë të nxjerrë diçka special nga futbollistët e tij…
Transmeton mjaft mirë idetë e tij dhe di kur duhet të inkurajojë skuadrën e kur duhet të ulë presionin. E falënderoj gjithmonë për besimin që më ka dhënë, njësoj si Drejtori Sportiv Toni D’Amico, që ishte i pari që besoi te unë, edhe në momentet e vështira.

Çfarë pa Juric te Kumbulla, që edhe ju vetë nuk keni qenë i bindur se e keni?
Shpirtin e garës, që mbase e dija që e kam, por që e kisha humbur disi në vitin e fundit.

Mbrëmja e 8 shkurtit, që ishte edhe ditëlindja juaj e 20-, është e vështir për t’u harruar…
Deri tani është nata më e bukur e jetës time, pasi e kam festuar me fitoren ndaj Juventusit dhe për pak më iku edhe goli (iu anulua nga VAR-i). Pas ndeshjes nuk arrija të flija, për shkak të adrenalinës që kisha brenda vetes. Është një nga ato takime që do t’i mbaj gjithmonë në zemër.

Cili është sulmuesi që ju ka vënë më shumë në vështirësi?
Dybala, për cilësitë fizike dhe teknike që disponon. Shumë i lëvizshëm.

Keni luajtur shumicën e ndeshjeve në qendër të mbrojtjes me tre, ndërsa kohët e fundit jeni spostuar nga e majta. Ju pëlqen më shumë?
Po, më pëlqen shumë, pasi kam edhe një liri më të madhe për të dalë e për të avancuar në sulm.

Keni mësuar diçka të re gjatë këtij izolimi të detyruar?
Kam mësuar të përgatis disa pjata, si rizotoja tradicionale këtu në Verona, me mish të grirë të kripur, sallatë e speca.

Në moshën 20-vjeçare, cila është ëndrra juaj në futboll?
Të luaj në Champions League.

Po si njeri?
Të krijoj një familje dhe të bëj të lumtur njerëzit që më duan të mirën.

të fundit

Tjetër aksident në vendin ku humbën jetën dy fëmijë në Durrës, i dehuri përplaset me policinë

Një tjetër rast i rrezikshëm i drejtimit të mjetit në gjendje të dehur është regjistruar në Durrës, ndërsa TCH ka…

4 minutes ago

Aksioni “blic” në burgjet e Lushnjes dhe Elbasanit, çfarë u gjet në qelitë e të dënuarve (FOTOT)

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksion blic është zhvilluar në burgun e sigurisë së ulët në Lushnje, Drejtoria e…

30 minutes ago

Grabitja në Kamëz/ Zbulohet itinerari i autorëve, u rrëzuan me motor gjatë arratisjes, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…

1 hour ago

Alarm në Korçë, policia rrethon lagjen 18 pas dyshimeve për lëndë plasëse në një automjet

Ditën e sotme, një situatë alarmi është krijuar në qytetin e Korçë. Lagjja 18 është rrethuar nga forcat e policisë…

2 hours ago

Trajneri i ri i Realit? Murinjo tregon kur do të thotë fjalën e fundit: Nuk më është propozuar drejtpërdrejt

Zhoze Murinjo, pritet të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Portugezi ka folur së fundmi duke treguar se java…

2 hours ago

VIDEO/ Publikohen pamjet kur i riu me makinë hyn në mes të turmës, momenti kur kalimtarët ndalojnë autorin

I riu Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë, është personi që me makinën…

2 hours ago