Categories: Uncategorized

“Kujdes kur çoni familjarët në Infektiv, i intubojnë dhe i presin biletën”, Bino i përgjigjet Cakos

Një ditë më parë konspiracionisti, Alfred Cako u shpreh se të sëmurët te Spitali Infektiv infektohen qëllimisht. Kjo deklaratë e tij ka sjellë reagimin e shefes së Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, e cila tha se këto janë asgjë më shumë sesa ‘gomarllëqe që thuhen nga kolltuku për të promovuar veten’.

Bino e ka ftuar Cakon të shkojë vetë tek Spoitali Infektiv dhe të shohet se si punojnë bluzat e bardha

Të lidhura

None found

“Kur mediat pomovojnë idiote. Te shkoje ky zoteria po qe i zoti vete tek Infektivi mqs qenkan rrena e te investigoje. Atje punonjesit rropaten perballen me rrezikun e njerezit perpeliten e perpiqen te mbijetojne ky ben lloqe cdo te premte se ja lejojne televizionet dhe e promovojne mediat se duket bukur.

Mediat po ashtu promovojne njerez qe se kane pare noj here pacientin e infektuar apo se dijne nga bie virusi po bejne teori e politike populiste per te promovuar veten duke folur lloj lloj gomarlleqesh nga kolltuku”, thotë Bino.

Pas kësaj ‘ftese’ nga shefja e ISHP-së, Cako i është përgjigjur Binos me anë të një mesazhi se e pranon sfidën dhe i kërkon ta lejojë të futet në spitalin Infektiv me një mjek të fushës, pa mjete mbrojtëse.

‘Jam dakord të vij pas sfidës tuaj publike të vij e të investigoj të vërtetën tek Infektivi megjithë mjekun Andi Nikolla të lëvizjes No Vax Albania. Mund të vijmë pa maska te pavioni i CV19 dhe do intervistojmë të sëmurët. Më ktheni përgjigje’ shkruan Cako.

Statusi i Aflred Cakos një ditë më parë në Facebook:

Mbi informacionin e vertete ndaj CV19!

Mediat tona kellira vetem tmerrojne; asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj;

Do ti keshilloja te gjithe miqte e mij ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one way per ne boten tjeter, me shume gjasa; sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente; Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2;

Pas fitores se Trump, qetsimit te situates se brendshme dhe ridaljes se USA ne rolin e lidershipit boteror te gjitha keto mashtrime, krime dhe ekzagjerime me CV19 do te hetohen dhe sigurisht do te denohen;

Kudh ka info nga brenda tek infektivi te me njoftoje ne privat ose te me kerkoje ne takim per te na njoftuar ne cdo moment se cfare ndodh aty brenda pasi duhet te mesojme te verteten dhe ti cjerrim masken cdo ‘piperke’ qe pervelon gjithe dynjane;

perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem;

ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!

të fundit

Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te babai në Hagë

Një lajm i bukur ka ardhur nga familja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi. Vajza e tij, Çlirimtarja,…

18 minutes ago

28 vjeçari që i nxorri armën “Operacionales” në Mamurras është djali i ish-deputetit të PD

Ditën e sotme gjatë një operacioni të agjentëve të Operacionales, mbeti i plagosur Leonard Dema i këkruar nga autoritetet italiane,…

21 minutes ago

“Vajzat e skandaleve”/ Neda Balluku me reagim të fortë pêr situatën e fundit në Ferma VIP

Një analizë e thellë dhe mjaft e drejtpërdrejtë ka ardhur së fundmi nga Neda Balluku, e cila ka komentuar zhvillimet…

50 minutes ago

Djali i themeluesit të “Mango”-s, i dyshuar për vdekjen e babait miliarder

Një zhvillim i papritur ka rikthyer në qendër të vëmendjes vdekjen e biznesmenit të njohur spanjoll Isak Andic, themeluesit të…

51 minutes ago

Aksident në aksin Fier-Roskovec, makina përplaset me motorin, mbete i lënduar drejtuesi i motomjetit

Një aksident ka ndodhur këtë të martë në aksin Fier-Roskovec, pranë fshatit Kumam. Bëhet me dije se një mjet tip…

55 minutes ago

“O Zhak mos i hy Mozës në hak”, kushëriri i Mimoza Ahmetit komenton përplasjen në “Ferma VIP”

Kushëriri i poetes dhe konkurrentes së “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti, ka komentuar së fundmi rrugëtimin e saj në reality show,…

1 hour ago