Arabia Saudite ka marrë masat për mbrojtje nga koronavirusi duke lejuar rreth 1000 besimtarë të kryejnë haxhin në Mekë gjatë këtij muaji.
Bbesimtarët do të mund të marrin vetëm ujë në shishe nga bunari i zemzemit në oborrin e Xhamisë së Madhe në Mekë, transmeton MIA.
None found
Për një nga fazat e Haxhit, ritualin e gjuajtjes me gurë, do të përdoren vetëm gurë paraprakisht të sterilizuar dhe të paketuar.
Këtë vit, për herë të parë, besimtarët nga jashtë nuk do të vijnë në Arabinë Saudite, ku zakonisht ka rreth 2,5 milionë njerëz gjatë Haxhit.
Personat për kryerje të Haxhit nga vendi do të zgjidhen nga radhët e punonjësve shëndetësorë dhe të sigurisë të cilët janë rikuperuar nga Kovid-19, në shenjë falënderimi për punën e tyre gjatë pandemisë.
Haxhi këtë vit do t’u lejohet vetëm personave në moshë mes 20 dhe 50 vjeç, karantina o të jetë e detyrueshme para dhe pas Haxhit dhe të gjithë do të testohen për koronavirus.
Në Arabi Saudite pothuajse 2.000 njerëz vdiqën nga Kovid-19, ndërsa mbi 200.000 janë të infektuar me koronavirus.
Ndryshe, më herët ishte paralajmëruar që pelegrinët myslimanë në Haxhin e këtij viti duhet të mbajnë maska në fytyrë tërë kohës.
Bashkësia Fetarë Islame (BFI) në Maqedoninë e Veriut dhe Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) kanë njoftuar se për shkak të pandemisë nuk do të mund të organizohet një nga detyrimet fetare të myslimanëve, Haxhi 1441/2020.
Ndryshe, Arabia Saudite do të lejojë vetëm “një numër shumë të kufizuar” të njerëzve, të cilët veç më jetojnë në këtë Mbretëri, të mund ta bëjnë haxhillëkun tradicional, që fillon nga fundi i korrikut.
“Për shkak të situatës me pandeminë me Kovid-19 në nivel global, haxhillëku këtë vit do të mbahet me numër shumë të kufizuar të personave nga të gjitha kombësitë që jetojnë në Arabinë Saudite”, thuhet në kumtesën e Ministrisë për Haxhillëk dhe Umre.
Një i ri në protestë tha se kjo protestë nuk është vetëm e studentëve, por e të gjithë popullit shqiptar,…
Protestuesit kanë mbërritur tashmë përpara Kryemninistrisë, pasi më herët ishin tek Ministria e Arsimit. Ata u dëbuan nga Ministria e…
Protesta para Ministrisë së Arsimit është përshkallëzuar, ndërsa policia ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për…
Aston Villa ka fituar ndaj Manchester Cityt me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në Ligën…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se gjatë pesë viteve të qeverisjes janë rekrutuar 3.220 ushtarë të…