Mbrojtësi anësor amerikan i Ajaxit, Sergino Dest, u largua nga kampi stërvitor i klubit në Doha të Katarit, pasi që kishte qenë i shqetësuar nga situata politike në Lindjen e Mesme.
Klubi holandez e konfirmoi se 19-vjeçari kërkoi leje të kthehet në Amsterdam shkaku i situatës së tensionuar në regjion, pas vrasjes së gjeneralit të lartë iranian, Qasem Soleimani, në Bagdad më 3 janar.
None found
Kriza politike mes vendeve i ka ngritur shqetësimet për një luftë të mundshme në Lindjen e Mesme, edhe pse presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sugjeroi të mërkurën se nuk do të kishte përgjigje ushtarake ndaj sulmeve iraniane në bazat amerikane në Irak.
E gjitha kjo situatë bëri që ekipi kombëtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i anulojë planet për ta mbajtur një kamp në Katar, një ditë pasi sulmit me dron që e la të vrarë Soleimanin dhe nëntë pasagjerë të tjerë në aeroplanin në të cilin ai ndodhej.
Megjithatë, Ajaxi ka qenë duke u stërvitur në Doha që gjashtë ditë, në përgatitje për pjesën e dytë të sezonit në ligën holandeze, Eredivisie. Mirëpo, futbollisti amerikan Dest s’ishte ndierë rehat dhe kërkoi leje për t’u kthyer në Holandë.
“Sergino Dest ka kërkuar të largohet nga kampi stërvitor i Ajaxit në Katar. Ai nuk ndihej rehat. Ajaxi e kupton kërkesën e tij dhe ia ka aprovuar atë. Mbrojtësi i krahut të djathtë do t’i bashkohet grupmoshave të Ajaxit në Amsterdam”, shkruhet në njoftimin e klubit holandez.
Ajaxi ishte kritikuar për vendimin për të shkuar në Katar, shkaku i problemeve politike në regjion dhe shkeljeve të drejtave të njeriut. Organizata ndërkombëtare si Human Rights Watch dhe Amnesty International i kërkuan klubit të qëndrojë larg Katarit.
Një pallat në kompleksin Aura, në zonën e Laprakës në Tiranë, është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës. Sipas…
Tre javë pas zhvillimit të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Peru, kandidatja e djathtë Keiko Fujimori është konfirmuar…
Donald Trump ka shprehur një optimizëm të përmbajtur për kontaktet që pritet të mbahen në Doha të Katarit për programin…
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot, më 30 qershor 2026, në orën 10:00, seancën plenare të radhës, në përputhje me kalendarin…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, foli me kujdes, por me optimizëm në lidhje me kontaktet që priten të zhvillohen në…
Çmimet e bulmetit në vendin tonë janë shtrenjtuar aq shumë vitit e fundit, duke bërë që jo vetëm të kalojnë…