Categories: Uncategorized

Kriza nga pandemia, çfarë po ndodh me kreditë

Ndonëse në këtë periudhë pakkush mund të mendojë të bëjë investime, apo të realizojë blerje të mëdha, normat e interesit janë më të favorshme se asnjëherë tjetër.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit (për të gjitha afatet e maturimit) të huave të reja në lekë të dhëna për individët, bizneset dhe organizatat jo fitimprurëse ishte 5.45%, duke shënuar një nivel minimumi historik. Në krahasim me një muaj më parë, interesat janë 0.11 pikë përqindjeje më të ulëta, ndërsa në krahasim me një vit më parë janë 0.51 pikë përqindje më pak.

Reduktimi i normave të huave ka ardhur si rrjedhojë e politikës monetare lehtësuese që po ndjek Banka e Shqipërisë, e cila ka ulur normën bazë në nivele minimale historike prej 0.5% pak muaj më parë, në një përpjekje për të ulur koston e lekut, me qëllim nxitjen e ekonomisë së sëmurë nga pasojat e Covid-19.

Për të gjitha maturitetet, interesat janë ulur në qershor, me përjashtim të kredisë 1-3 vjeçare.

Ndryshe nga leku, kreditë në euro janë shtrenjtuar lehtë në qershor, por gjithsesi ato mbeten të lira, me një normë mesatare vjetore prej 4.04% (nga 3.79% muajin e mëparshëm).

Huatë për shtëpi në rritje të lehtë

Ndryshe nga tendenca e përgjithshme, huatë për blerje banese në lekë kanë shënuar një rritje të lehtë në qershor. Gjithsesi, kosto e kredisë për të marrë në pronësi një apartament vijon të mbetet afër nivelit minimal historik.

Sipas statistikave të BSH, norma mesatare vjetore në qershor ishte 3.65%, nga 3.55% muajin e mëparshëm dhe 4.21% që arriti në prill, kur situata e krijuar nga pandemia e la pezull tregun e shit- blerjes së banesave.

Edhe në euro, huatë vijojnë të mbeten të lira, duke rezultuar rreth 3.085 në shtator.

Diferenca mes interesave të huave në lekë dhe euro është zvogëluar ndjeshëm, duke e bërë praktikisht një rrezik të kotë që të marrësh hua në euro, në momentin që të ardhurat i ke në lekë. Më herët, individët nxiteshin të disbursonin hua në monedhën e përbashkët, pasi diferenca mes interesave ishte e ndjeshme. Por, në momentin që ata i kishin të ardhurat në lekë, kjo i ekspozonte ata ndaj rrezikut të zhvlerësimit të lekut, duke i bërë më të shtrenjta këstet në euro (pasi do të duheshin më shumë lekë për të njëjtën sasi në euro) dhe si rrjedhojë humbjet nga lëvizjet e kursit mund të ishin më të mëdha sesa fitimi që vinte nga diferenca e interesave./MONITOR

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

6 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

6 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

6 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago