Categories: Uncategorized

Krimi po bën kërdinë, Veliu merr masën ekstreme ndaj policëve: Askush të mos flasë!

Në kuadër të paralajmërimit edhe të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve që të mos komunikonin me gazetarët për ngjarjet e rënda, kreu i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër dy ditë më parë ku i ndalon policët që të shërbejnë me celular me vete.

Duket se qëllimi i këtij urdhri është pikërisht pengimi i policëve që të komunikojnë me gazetarët pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend që nxorrën në pah mungesën e plotë të kontrolliut të territorit nga policia.

Të lidhura

None found

Kështu, siç raporton abcnews.al Veliu i ka ndaluar policëve që të forcave “Shqiponja” që janë kryesisht “motorristë” që të mos mbajnë celular me vete, por vetëm radio.

Po ashtu, sipas këtij urdhri, komunikimi mes policëve, vartësve dhe eprorëve në Policinë e Shtetit do të bëhet vetëm me radio dhe jo me celular.

Urdhri detyron eprorët që të kontrollojnë policët nëse dalin me celular apo me radio në shërbim.

Urdhri:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit.

të fundit

Drilon Hazrollaj vishet bardheblu, Tirana zyrtarizon huazimin me të drejtë blerjeje

Sulmuesi Drilon Hazrollaj i është bashkuar zyrtarisht në formë huazimi Tiranës nga skuadra e Rapid Bukureshtit.Kalimi në Rumani nuk doli…

16 seconds ago

Mickoski parashikon ujë teknikisht të përdorshëm në Gostivar brenda 48 orësh

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se ekipet e “Ujësjellësit” nga Shkupi po punojnë në Gostivar dhe se pas përfundimit të procesit…

3 minutes ago

Spektakli “Verë dhe Portokalle” ndez Fierin, një festë humori që bashkon brezat

Humori, muzika dhe energjia pozitive pushtuan mbrëmjen e së shtunës qendrën e Fierit, aty ku trupa e njohur e [...]Read…

6 minutes ago

Meteorologia paralajmëron: Pas reshjeve, gushti sjell valë të nxehti deri në 40 gradë

E ftuar në “Now” me Alba Xhanin, meteorologia Rezarta Xhakollari tha se pas ndërprerjes së përkohshme të të nxehtit gjatë…

14 minutes ago

Krasniqi: Paratë serbe s’do t’i mbrojnë, po afron momenti i përgjegjësisë

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kritikuar atë që ai e…

14 minutes ago

Arrestohet në Dibër 38-vjeçari që shtiu me armë për të frikësuar disa qytetarë

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Dibrës pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër për të…

15 minutes ago