Bashkë me profesionistë të tjerë shëndetësorë, edhe infermierët po qëndrojnë në vijën e parë të frontit duke trajtuar të gjithë pacientët me COVID-19.
E kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Fitim Havolli ka treguar për përvojat e tij me pacientë me virusin korona.
None found
Ai ka treguar se shpesh pacientët e kuptojnë që nuk kanë shërim nga virusi.
“Kemi raste të tjera kur pacienti e sheh që gjithçka që po mundohemi me bo e pranon edhe vet, që përveç dhimbjeve kur të thotë o kot e ke se qetash po vdes. Kam pasur raste kur ma kanë shpreh që nuk po mundem më” ka treguar Havolli.
Ai thotë që sfida më e madhe ka qenë fillimi i pandemisë kur stafi shëndetësor nuk dinte saktësisht se me çka pritet të ballafaqohet.
“Në fillim ka qenë sfidë shumë e madhe kur e kishim konfirmuar rastin e parë, ishte e rëndë dhe shqetësuese kishim informata nga shtetet e tjera që shihnim kufoma të shumta, ishte krejt e panjohur” tha ai.
Ndërkohë Havolli ka treguar edhe për sfidat që kanë infermierët në vendin e tyre të punës, e që sipas tij ndonëse veshja mbrojtëse është e mundimshme, po është efikase.
Por krahas kësaj infermierët në Kosovë janë pjesëtarët e stafit shëndetësor që me më shumë se 350 raste, prijnë në listën e profesionistëve shëndetësorë të prekur me COVID-19.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…
Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…
Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të moshuar në…