Categories: Uncategorized

Koronavirusi u shpall pandemi botërore, si u zhytën tregjet e aksioneve mbrëmë

Tregjet e aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ulën të mërkurën, një humbje e përshpejtuar pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e koronavirusit një pandemi.virusi bursat

Doë Jones ra në afro 1.500 pikë ose më shumë se 5.8%, ndërsa S&P 500 ra 4,9% dhe Nasdaq ra 4,7%.

Rënia e shtyu indeksin Doë Jones në më shumë se 20% nën nivelin e tij të fundit, një prag që shpesh shoqëron një recesion. Rënia vjen pasi përhapja e virusit është duke u goditur ekonominë globale.

Shqetësimet e shkaktuara nga virusi kanë ndërprerë prodhimin, kanë shkaktuar mbyllje dhe anulime të fluturimeve dhe shumë njerëz kanë përfunduar në shtëpi.

Të mërkurën, Kancelari i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak prezantoi një paketë prej 30 miliardë paundësh, ndërsa Banka e Anglisë dha një ulje urgjente të normave të interesit. Gjithësesi, Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi nuk kanë arritur ende një marrëveshje për një lehtësim ekonomik pasi propozimi i Presidentit Donald Trump për një ulje të taksave për punëtorët nuk arriti të marrë një mbështetje të gjerë.

Sekretari i Thesarit Steven Mnuchin tha se shpresonte që administrata të zgjasë afatet për pagesat tatimore, të mbulojë koston e pushimit të stafin që është I detyruar të qëndrojë në shtëpi dhe të sigurojë garanci kredie për industritë e prekura, të tilla si linjat ajrore.

“Ne nuk jemi përqendruar vetëm në çështjet e shëndetit, por në çështjet ekonomike,” tha ai.

Ekonomistët në IHS Markit thanë se rritja globale ka të ngjarë të ngadalësohet në 1.7% këtë vit, nga 2,5% që parashikuan muajin e kaluar. Ata paralajmëruan se shpërthimi me shumë mundësi do të shtyjë Europën në recession, ndërsa do të ulte rritjen ekonomike të SHBA-së me 1,8 për qind.

“Përhapja globale e epidemisë COVID-19 është rreziku i vetëm më i madh me të cilin përballet ekonomia botërore në fillim të vitit 2020,” tha IHS Markit, raporton Monitor.

Më herët edhe indeksi i Londrës, FTSE 100 rrëshqiti me 1.4%, ndërsa indekset europiane pësuan rënie më modeste. Këto rënie pasojnë disa javë trazirash në treg. Tregjet gjithashtu janë përplasur këtë javë nga një rënie në çmimet e naftës, pasi eksportuesit e naftës thanë se ata do të rrisin prodhimin, në vend që të bëjnë shkurtime të koordinuara. Të Mërkurën, çmimet e naftës u ulën me më shumë se 3%./BBC

të fundit

FOTO/ Kështu po i kalon Dafina ditët e fundit të shtatëzanisë

Dafina Zeqiri po i shijon ditët e fundit të shtatzanisë. Ajo ndau një fotografi ku shihet se këto ditë po…

4 hours ago

Ndarja nga jeta e Piro Milkanit, reagon aktori dhe miku i tij Petrit Malaj: Sot zemra më dhemb më shumë se fjalët që mund të shkruaj

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e sotme regjisori i mirënjohur Piro Milkani! Pas lajmin të trishtë ka reaguar aktori i…

5 hours ago

“URA”/ Policët shqiptarë morën 2 mijë lekë ryshfet për të mos ndaluar trafikantin e her**nës

Dosja ‘Ura’ nxjerr zbuluar nivelin skandaloz korruptiv të policisë shqiptare që për pak para lejojnë të lëvizin të lirë trafikantë…

5 hours ago

VIDEO/ Finale me 6 gola, Shtutgarti fiton Kupën e Gjermanisë

Edhe pse militonte në kategorinë e tretë gjermane, Arminia arriti të shkonte deri në finalen e Kupës, por u mposht…

5 hours ago

FOTO/ Spektakël në stadium, Taulant Xhaka i jep lamtumirën futbollit

Në moshën 34 vjeçare, numri 34 i FC Basel tërhiqet. Taulant Xhaka drejton FCB në fushë si kapiten në ndeshjen…

5 hours ago

Parashikimi për korrikun 2025, ‘Baba Vanga japoneze’ shkakton anulime masive udhëtimesh

Turistët po anulojnë ose shtyjnë udhëtimet e tyre në Japoni pas një profecie shqetësuese nga një grua që është përshkruar…

6 hours ago