Categories: Uncategorized

Koronavirusi solli rekord në importet e sapunit dhe detergjenteve në vend

Pandemia ka bërë që shqiptarët të kthejnë vëmendjen më shumë tek produktet e higjienës, detergjetët e sapunët.duart

Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se në raport me një vit më parë me përjashtim të marsit kur shpërthyen rastet e para dhe u vendos karantina të gjithë muajt e tjerë kanë një rritje rekord të importeve për sapunin dhe detergjentin.

Prilli mban rekordin me një rritje 29 për qind në raport me një vit më parë teksa shkurti dhe qershori kanë pasur rritje 24 për qind. Në muajin korrik rritja ka qenë me 6 për qind.

Në ditet para deklarimit të rasteve të para në supermarkete kishte një dyndje të jashtëzakonshme ku blerja e ushqimeve, detergjenteve ishte në nivele rekord.

Kujdesi për higjienën personale dhe familjare dhe dezifektimi i sipërfaqeve të shtëpisë apo larja e rrobave më shpesh dhe më gjatë se zakonisht janë faktorë që ndihmojnë rritjen e konsumit për detergjentët.

Larja më e shpeshtë e duarve si kërkesë e situatës së krijuar gjithashtu ndihmoi në konsumin e elementëve të pastërtisë. Ky zakon i kujdesit të shtuar ka qenë në koherencë edhe me vendet e tjera, të cilat kanë patur kërkesë të lartë edhe ato në tregun e brendshëm për këtë lloj produkti.

Duke qenë se kërkesa ka qenë e lartë në të gjitha vendet ka patur edhe vështirësi në gjetje të sasive të duhura të detergjentëve dhe kjo edhe për faktin se vendet europiane të njohura për prodhimet në këtë sektor nuk kanë qenë të interesuara që të shesin me shumicë për tregun e jashtëm pasi rritja e kërkesës në tregun e brendshëm dhe shpërndarja dhe shitja përmes distributorëve të tyre në tregjet e brendshme kryesisht me pakicë, rriti çmimin dhe zvogëloi dëshirën që të kishte eksporte të jashtme. Monitor

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

7 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

7 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

7 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

8 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

8 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

9 hours ago