Operacioni Forca e Ligjit ka vijuar punën edhe ditën e sotme. Vangjel Zijaj banues në Fier i dënuar nga autoritetet italiane për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe Ervis Rapo.banues në Kuçovë, i dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” duhet të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve.
Njoftimi
OFL, 10 mars
Vijon Operacioni Forca e Ligjit.
Në zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL vijon intensivisht punën për kryerjen e veprimeve komplekse, në bashkëpunim me strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
Në kuadër të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë, shtetasve:
V. Z., banues në Fier, dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
E. R., banues në Kuçovë, dënuar nga autoritetet zvicerane dhe italiane të drejtësisë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në Aktin Normativ nr. 1, të datës 31 janar 2020.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
Mbi 500 veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe qytetarë të tjerë nga Kosova janë nisur në Holandë. Të dielën…
Prokuroria e Përgjithshme ka pranuar zyrtarisht se dokumenti i shtetit grek për dënimin e gjyqtares Irena Gjoka është autentik. Vendimi…
Një kërpudhë vrasëse po përhapet gjithnjë e më shumë në spitalet evropiane dhe Italia është ndër vendet më të prekura.…
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka votuar në procesin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pavarësisht vendimit…
"SPAK e tërhoqi urdhrin e arrestit ndaj Taulant Ballës, i cili – sipas Dumanit – e mbron Suel Çelën". Kështu…
Dje ishte një ditë historike, pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s pati mbledhjen e parë në Tiranë. Sot është bërë një…