Categories: Uncategorized

Koronavirusi nëpër këmbë, a janë të rrezikshëm thonjtë e gjatë?

Zakonisht, një takim te estetistja e thonjve të relakson, por sot, kur koronavirusi është më pranë se kurrë, mos ndoshta thonjtë e gjatë duhet të na kthehen në shqetësim?

“Thonjtë e gjatë nuk janë idealë gjatë përhapjes së virusit thjesht sepse duan më shumë kohë të pastrohe,” thotë Dr. Niket Sonpal, gastroenterolog dhe profesor në Touro College.

Të lidhura

None found

“Njerëzit harrojnë që duhet të lajnë imtësisht edhe nën thonj pasi aty ndodhet shumica e baktereve dhe papastërtive.”

Virusi, i cili e pati origjinën në Wuhan, Kinë, mbërriti në Shqipëri pak ditë më parë. Sot u konfirmuan dy rastet e para. Deri më tani (9 mars) janë infektuar më shumë se 110 mijë njerëz, kanë vdekur mbi 3800 dhe janë shëruar mbi 62 mijë.

Virusi kalon nga njëri njeri te tjetri përmes rrugëve të frymëmarrjes, pra nëse një bartës tështin, kollitet apo i qëndron shumë pranë dikujt. Këto pikla bëjnë kontakt me gojën ose hundën dhe gjejnë rrugën drejt mushkërive.

Gjithashtu, mund të sëmureni me COVID-19 duke prekur një objekt ose një sipërfaqe që ka virus dhe më pas duke prekur hundën, gojën ose sytë. Sidoqoftë, kjo s’është mënyra primare e transmetimit të virusit.

Prandaj është shumë e rëndësishme larja e duarve. E vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është larja e rregullt e duarve, shmangia e prekjes së fytyrës dhe ruajtja e distancës nga të tjerët.

Për njerëzit me thonj të gjatë, sigurohuni të lani duart me sapun për 20 sekonda, por shtoni edhe kohën që ju duhet për të pastruar me kujdes nën thonj. Mund të infektoheni kur kruani hundën apo fërkoni syrin.

Këshillohet që gjatë kësaj periudhe, thonjtë të mbahen të shkurtër dhe të prihen rregullisht. Gjithashtu, mund pastroni kutikulat pasi shërbejnë si barrierë ndaj baketereve dhe infeksioneve.

Jashtëzakonisht me rëndësi është mos ngrënia e thonjve pasi i fut bakteret dhe me gjasë virusin, menjëherë në gojë.

të fundit

Demi Moore mbush 64 vjeç pranë vajzave dhe mbesës, urimet e familjes plot dashuri e mirënjohje

Aktorja e njohur amerikane Demi Moore festoi ditëlindjen e saj të 64-t të mërkurën, më 11 nëntor, në një atmosferë…

4 seconds ago

Two killed in collision near Murriz tunnel, including a North Macedonian citizen

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar rreth orës 10:15 në Xibër, pranë tunelit të Murrizit, ku janë përplasur dy…

2 minutes ago

Police detain 15-year-old with Zoraki 918-G pistol at a high school in Tetovo

Një 15-vjeçar nga Tetova është privuar nga liria në një shkollë të mesme, pasi gjatë kontrollit policor te ai është…

3 minutes ago

Ademi: The VMRO-DPMNE–VLEN government created the conditions for the Serbian bank’s entry

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp ka paraqitur një sërë vendimesh…

3 minutes ago

Majko, Braçe and Xhafaj oppose Rama’s call to expel Spiropali and Ndreca from the Socialist Party

Kërkesa e kryeministrit Edi Rama për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste ka shkaktuar kundërshti brenda…

3 minutes ago

Vllaznia dhe Besëlidhja ndajnë golat në miqësoren plot emocione në Shkodër

Është mbyllur në barazimin 1 – 1 miqësorja mes Vllaznisë së drejtuar nga Csaba Laszlo dhe Besëlidhjes në “timonin” e…

7 minutes ago