Categories: Uncategorized

Koronavirusi liron 40 ”koka” të mafies në Itali, prokurorët të shqetësuar

Koronavirusi ka bërë që shumë të burgosur anekënd botës të mund të lirohen nga burgjet, pasi pandemia përhapet nëpër qeli.

Kështu ka vepruar edhe Italia, shtet që përpos të tjerash llogaritet se ka lënë të lirë 40 mafiozë të njohur, për shkak të emergjencës së Covid-19. Ky fakt ka shkaktuar zemërim politik e mediatik në vendin fqinj. Prokurorët e antimafias kanë reaguar për vendimin, duke thënë se me këtë akt, cenohen rëndë personat që kanë qenë viktima të mafies, raportojnë mediat e huaja.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që të lirohen nga burgu fizik e të dërgohen në arrest shtëpiak, njerëz të njohur për drejtësinë italiane, në procese të njohura mafioze në vend. Me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë drejtuar drejtorëve të të gjitha institucioenve të vuajtjes së dënimit, autorizohet që mund të lënë burgjet e të kalojnë në regjim arresti shtëpiak ata që vuajnë nga sëmundje kronike apo të trashëgueshme e që janë mbi 70 vjec.

Kanë përfituar nga ky urdhër i firmosur më datë 21 mars 2020 edhe 40 bosë të mafies italiane. Kanë qenë burgun Francesco Bonura, 78 vjec, kapomafia e Palermos e i konsideruar koloneli i kryebosit Bernardo Provenzano. Po ashtu, ka lënë qelinë edhe Pasquale Zagaria, vëllai i kryebosit të Kamorrës Michele Zagaria.

Gjithashtu janë lënë të shkojnë në shtëpi dhe bosat mafiozë Pino Sansone në Palermo, Ciccio La Rocca në Catania, Vincezino Lannazzo në Catanzaro etj. Një grup prokurorësh antimafie, mes të cilëve kryeprokurori antimafie De Raho kanë thënë se kthimi i bosëve të mafies në shtëpi, mund të jetë ndër të tjera një bombë sociale e ekonomike.

Familjarët e viktimave nga mafia kanë thënë se duan rishqyrtim të këtij ligji, pasi fyen rëndë ata. “Ky lajm është thellësisht tronditës për ne si familjarë të viktimave, që ende kemi të hapura plagët e shkaktuara nga këta banditë e kriminelë”.

të fundit

Horoskopi 14 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të lidhur me partnerin…

8 hours ago

Protesta të reja në të gjithë Serbinë, mbështetësit e Vuçiç qëllojnë protestuesit me mjete piroteknike

Në disa qytete të Serbisë edhe sonte janë mbajtur protesta antiqeveritare, ku po ashtu nuk ka munguar përleshja mes demonstruesve…

9 hours ago

FOTO/ Gjesti zbulon arsyen e mungesës nga muzika: Po përballem me një padrejtësi

Gjesti ka folur për herë të parë rreth mungesës së tij në skenën muzikore, duke ndarë me ndjekësit një mesazh.…

9 hours ago

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen “kokë më kokë” dy automjete

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan. Përplasja ka ndodhur në vendin e quajtur kthesa e Azotikut, ku…

10 hours ago

Aktivizohet një tjetër vatër zjarri në Gramsh, banorët e fshatit Ermenj kërkojnë ndërhyrje urgjente, rrezikohen banesat

Një vatër e re zjarri është aktivizuar në Gramsh. Mësohet se zjarri ka rënë në fshatin Ermenj. Fatkeqësisht zjarri po…

10 hours ago

Zjarret në vendin tonë, Greqia sensibilizohet me Shqipërinë: Jemi duke monitoruar situatën

Ambasada e Greqisë në Shqipëri i ka shprehur ngushëllime dhe mbështetje vendit tonë për situatën e krijuar nga zjarret. Përmes…

10 hours ago