Categories: Uncategorized

KORONAVIRUSI/ Kisha anulon meshat e së dielës

Ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji, ka njoftuar se meshat e së dielës do të anulohen për besimtarët e besimit katolik.

E ky vendim erdhi si masë parandaluese ndaj coronavirusit, pandemi me të cilën po përballet vendi.

Gjergji tha se situata emergjente dhe rrethanat lidhur me koronavirusin kanë bërë që meshat të celebrohen pa praninë e besimtarëve.

“Fort të dashur, sikur ju kemi bërë me dije se situata emergjente dhe rrethanat rreth pandemisë koronavirus mund të ndryshojnë nga ora në orë në vendin tonë, me dhimbje më duhet të ju ftoj që meshët e së dielës në të gjitha Kishat tona të celebrohen pa praninë e besimtarëve”, njofton Dodë Gjergji.

Ipeshkvi luti besimtarët që ta mirëkuptojnë këtë vendim dhe gjatë meshave të qëndrojnë në shtëpi.

“Lus besimtarët që të na mirëkuptojnë dhe gjatë kohës së meshës të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, dhe nga aty të na bashkohen në lujte për vete, për familjet dhe për të gjithë njerëzit në Kosovë. Ipeshkvi juaj, Dodë Gjergji”, përfundon Ipeshkvi Dodë Gjergji.

të fundit

DW: Këshilli i Mandateve pa vendim për imunitetin e Belinda Ballukut

Pas pesë orësh mbledhje me dyer të mbyllura, Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë, nuk arriti të merrte vendim…

42 minutes ago

Rama ndan pamjet: Rruga panoramike e Shirokës, në fazën përfundimtare

Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamje nga rruga panoramike e Shirokës. Rama shprehet…

57 minutes ago

FIFA i bllokon merkaton klubit të Kristiano Ronaldos

Nuk janë vetëm klubet shqiptare ata të cilët do të vuajnë ndalimin e merkatos gjatë dritares së janarit. Me sa…

1 hour ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.9 lekë dhe do shitet me…

1 hour ago

Presidenti Putin: S’do të ketë më luftëra nëse Perëndimi e trajton Rusinë me respekt

Presidenti rus Vladimir Putin, ka thënë se nuk do të ketë më luftëra pas Ukrainës, nëse Rusia trajtohet me respekt…

2 hours ago

Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme, 20 Dhjetor 2025

Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e…

2 hours ago