Shpërthimi i Koronavirusit, ka bërë që shumë futbollsitë të mbeten të izoluar në shtete të ndryshme dhe larg familjeve të tyre.
I tillë është edhe rasti i dy futbollistëve shqiptar, mbrojtësit Elton Basriu dhe Artur Maganit, të cilët kanë mbetur në Kosovë dhe janë larg familjeve të tyre në Shqipëri.
Basriu i cili aktivizohet te Dukagjini, ka dhënë një intervistë për “Koha Ditore”, ku tregon se ka mbetur i izoluar në shtëpi, për shkak se të gjitha kufijtë janë mbyllur. Gjithashtu ai shton se do të tentojë të udhëtojë në drejtim të Shqipërisë së bashku me Maganin e Ballkanit, me shpresën se do ia dalin të kalojnë në doganë.
“Situata në Klinë është e komplikuar dhe është e vështirë për ne lojtarët të qëndrojmë kështu. Sidomos kur kjo po ndodh në mes të sezonit dhe pa asnjë diskutim, kjo gjendje tani është shumë e vështirë. Unë besoj që Klina si qytet i bukur që është, do ta kalojë edhe këtë sfidë, e cila e ka kapluar tërë globin.
Të them të drejtën, për shkak se Klina është në karantinë, deri më tani nuk kam provuar që të dal dhe të tentoj të shkoj në Elbasan. Këtë e kam bërë edhe për ta ruajtur shëndetin tim dhe të familjes. Sigurisht do të shoh situatën dhe në ditët që po vijnë, e kemi në plan së bashku me shokun tim, Artur Maganin, të tentojmë të nisemi për në Shqipëri. Nuk e di a do të na lënë të kalojmë, por ne do ta provojmë.”, u shpreh Basriu.
Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin…
Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë në rrjetet sociale një video, ku shihet një tifoz…
Gjykata e Lartë e Shqipërisë, në bashkëpunim me CEELI Institute, organizon më 9-10 qershor në Vlorë Konferencën e Kryetarëve të…
Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, pranë fshatit Marikaj. Ende nuk dihen rrethanat e plota të…
Pas përfundimit të ndeshjes e cila u zhvillua mbrëmjen e djeshme, skuadra serbe është shoqëruar nga forcat e policisë shqiptare,…
Një vaksinë revolucionare kundër kancerit të mushkërive, ka hyrë në fazën e parë të testimeve klinike te njerëzit, duke shënuar…