Koronavirusi po bën kërdinë te Sioni. Kjo nuk ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të lojtarëve por gjendjen financiare të klubit.
Sipas asaj që shkruan “Blick” tani që futbolli është pezulluar, drejtuesit e klubit e kanë të vështirë të përballojnë financat, duke e pasur të pamundur të paguajë të gjithë lojtarët në kohë.
Pikërisht për këtë arsye, presidenti i klubit i ka dërguar një letër 8 futbollistëve, ndër ta Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami, të cilëve iu ka kërkuar që klubi t’i paguajë me një pagë prej 12.350 franga zvicerane si punëtorë me kohë të pjesshme.
Disa lojtarë janë përgjigjur negativisht, ndërsa disa të tjerë nuk kanë kthyer përgjigje dhe klubi ka marrë një vendim.
Presidenti ka vendosur që t’i ndërpresë kontratën 8 lojtarëve, Ermir Lenjani, Pajtim Kasami, Aleks Song, Hvier Kuasi, Sejdu Dumbia, Mikael Façineti, Kristian Zok dhe Birama Ndoje, me pretekstin se klubi nuk mund të përballojë kontratat e tyre, transmeton “Panorama Sport”.
Menjëherë pas kësaj, Shoqata e Futbollistëve në Zvicër ka dërguar një ankesë në institucionet përkatëse, për t’i ardhur në mbrojtje 8 futbollistëve.
Dashi Nëse jeni ne një lidhje duhet te harroni gjithçka qe keni kaluar me pare dhe te shihni me pozitivizëm…
Një tërmet me magnitudë 4.8 rihter goditi Turqinë perëndimore, në rajonin më të gjerë të Balikesirit. Tërmeti u ndje të…
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka monitoruar nga qendra e komandës së Forcave Ajrore izraelite në Tel Aviv operacionet ajrore kundër…
Dy vajzat e reja që shihni në foto janë 22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku. Dy motrat Dhimaku…
Gjendet e vetëvarur në banesë një e mitur 15-vjecare. Ngjarja ka ndodjur në fshatin Çukë të Sarandës. E mitura mesohet…
Pas aksidentit tragjik në aksin Sarandë-Delvinë ku humbën jetën dy persona dhe u plagos një tjetër, një aksident i rëndë…