Categories: Uncategorized

”Korona është shërimi, njerëzit janë sëmundja”:Si po e përdor e djathta ekstreme krizën e koronvirusit

Lëvizjet e së djathtës ekstreme po shfrytëzojnë krizën e koronavirusit për të shtyrë axhendat e tyre antik minoritet dhe për të fituar mbështetje të re.

Një raport nga Rrjeti “Zinc”, një agjenci komunikimi që gjurmon dezinformimin dhe propagandën, sugjeron se ka pasur një drejtim të qartë midis grupeve të ekstremit të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar, BE dhe SHBA për të “Shfrytëzuar pandeminë për të sjellë në vëmendje dhe mbështetje të re për shqetësimet e tyre kryesore”.

Të lidhura

None found

“Provat që kemi zbuluar tregojnë se grupet e ekstremit të djathtë në Mbretërinë e Bashkuar po përdorin Covid-19 për të promovuar një formë britanike të fashizmit,” tha Louis Brooke, drejtor ekzekutiv i kërkimit dhe strategjisë në Rrjetin Zink.

“Taktikat e tyre janë të sofistikuara, dhe aktiviteti i tyre po bëhet më i vështirë për tu monitoruar, pjesërisht për shkak të përdorimit të aplikacioneve të mesazheve private për të shkëmbyer dezinformata dhe propagandë. Ne po shohim shpërndarjen e materialeve që pretendojnë se emigrantët përhapin koronavirus, dhe se regjimet autoritare tejkalojnë demokracitë liberale perëndimore në trajtimin e krizës shëndetësore“.

Rrjeti Zinc tha se grupet e ekstremit të djathtë britanikë si “Britania e ParA” dhe “Knights Templar International”, si dhe ish-drejtuesi i BNP, Nick Griffin, kanë përdorur krizën për të promovuar veten si mbështetës të komunitetit gjatë bllokimit. Griffin ka postuar imazhe të vetes në mediat sociale duke shpërndarë pako ushqimore.

Rrjeti Zink, i cili në të kaluarën ka tërhequr vëmendjen për punën e tij duke promovuar strategjinë e anti-radikalizmit të “Home Office” përmes parandalimit, ka studiuar postimet në media sociale, foto, video, revista, regjistrime zyrtare dhe raporte mediatike për të prodhuar analizën.

Grupi thotë se narrativa kryesore që mbështetet nga e djathta është se përhapja e koronavirusit është pasojë e imigracionit të paligjshëm.

Për këtë arsye, ata pretendojnë se kombet me kufij të kontrolluar fort janë të përgatitur më mirë për t’u marrë me pandeminë. Një tjetër pretendim i tyre është premisa se shtetet moderne liberale janë në prag të kolapsit, dhe se rënia e tyre mund të përshpejtohet përmes veprimeve të armatosura ose nga një krizë e madhe.

Promovimi i materialeve të “mbijetesës”, nga grupet e ekstremit të djathtë po bëhet gjithashtu një trend. “Zink” thotë se botuesi neo-nazist Arktos ka botuar botime të azhurnuara dhe të zgjeruara të teksteve të mbijetesës së të djathtës ekstreme.

Një taktikë e favorizuar midis grupeve të ekstremit të djathtë është vendosja e dokumenteve të rreme në qarkullim, të dizajnuara për t’u dukur si komunikime të vërteta mjekësore ose qeveritare.

Sipas monitorimit të Zinc-it, kanalet e ekstremit të djathtë “Telegram” kanë qenë të dobishëm për të qarkulluar një hetim të rremë të një testi pozitiv Covid-19 për ish-nënpresidentitn amerikan dhe kandidatin aktual të Demokratëve, Joe Biden.

Të njëjtat kanale gjithashtu kanë shpërndarë dokumente të reagimit të pandemisë qeveritare me qëllim që të ndihmojnë sulmuesit e mundshëm të planifikojnë veprimet e tyre.

Disa organizata të së djathtës ekstreme po përdorin krizën për të dëmtuar grupet e tjera, pretendon Zink. Disa fletushk rebelimi të rremë janë gjetur në disa qytete në Mbretërinë e Bashkuar duke shpallur “Korona është shërimi – njerëzit janë sëmundja”. Shumica e broshurave dënojnë emigracionin, me disa duke bërë thirrje që publiku të “mësojë për JQ” – “pyetjen hebreje”. Të tjerët promovojnë teoritë e komplotit ose mohojnë sulmin rishtar të Rusisë në Salisbury.

Brooke tha: “Këto grupe ekstremiste janë duke përdorur koronavirusin si një mundësi për të çuar më tej objektivat e tyre ideologjike duke përhapur frikën dhe ndarjen dhe përkeqësuar tensionet sociale.”, citon “Guardian”.

të fundit

Krimi në familjen shqiptare në Itali, 21-vjeçari v*au nënën, e goditi 10 herë me mjet prerës (FOTO)

Ditën e djeshme, një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Chiarit, në provincën e Breshias në Itali, ku një…

3 minutes ago

Banka Popullore: Më 5 nëntor nisin tërheqjet në Manastir për klientët e ALTA Banka AD Bitola pa kartela pagese

Banka Popullore njofton qytetarët që kanë llogari pagese në ALTA Banka AD Bitola, por nuk kanë kartela pagese, se që…

5 minutes ago

Romani për vrasjen e pazbardhur të një modeleje në Paris fiton Çmimin Goncourt pas 77 vjetësh

Shkrimtari 62-vjeçar Philippe Zenadat u vlerësua me çmimin letrar Goncourt 2026 të martën në mbrëmje, më 3 nëntor, për romanin…

11 minutes ago

Barcelona dhe Raphinha bien dakord për kontratë të re deri në vitin 2030

Barcelona ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me Raphinhan, i cili pritet të zyrtarizojë marrëveshjen e re këtë të…

11 minutes ago

Erion Veliaj me dëmtime, kryebashkiakun e çojnë në sektorin spitalor të burgut të Fierit

Erion Veliaj është zhvendosur nga sektori A i paraburgimit në sektorin spitalor, që ndodhet brenda të njëjtit institucion të vuajtjes…

19 minutes ago

Egnatia shkëputet në krye, Tirana ringrihet, ndërsa Vllaznia pëson rënien më të madhe

Abissnet SuperioreKampionati “Abissnet Superiore” ka mbyllur 10 javët e para të sezonit 2026–2027, me Egnatian që kryeson e vetme renditjen…

22 minutes ago