Categories: Uncategorized

Kontrollet me radarë, drager dhe dronë çojnë në pranga 53 shoferë

Policia Rrugore vijon punën për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se gjatë 72 orëve të fundit janë pezulluar 234 leje drejtimi, janë arrestuar 53 drejtues mjetesh dhe janë vendosur 5391 masa administrative.

Njoftimi i plotë

Gjatë 72 orëve të fundit: 234 leje drejtimi të pezulluara, 53 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 5391 masa administrative.

Policia Rrugore në të gjithë vendin, përgjatë fundjavës dhe deri në këto momente ka vijuar kontrollet me radar, drager e dronë, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor 📸🚔🚓✍, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore🚑.

Gjatë 96 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore dhe si rezultat janë konstatuar shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 50 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar 🙏✈️!!!. 🏠????🚑????.

Si rezultat i kontrolleve me radar janë tërhequr 169 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normën e lejuar.

Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 65 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës 25 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, si dhe 28 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 1362 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 54 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë;

23 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të rinj, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj;

526 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 1018 për përdorim të celularit;

386 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse dhe 1725 masa për parkime të gabuara;

211 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve, si dhe 86 masa për shkelje të semaforit.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim që destinacioni të jetë i sigurt.

të fundit

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

12 minutes ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

30 minutes ago

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, qytetarët luten për më shumë shëndet e mirësi

Këtë të enjte, besimtarët e krishterë festojnë  Krishtlindjen, ditën e shënuar të lindjes së Jezu Krishtit, e cila kremtohet në…

37 minutes ago

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të enjte vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare…

45 minutes ago

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

8 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

8 hours ago