Categories: Uncategorized

Konflikt për territore mes bandave, si e ekzekutoi Hekuran Billa 22-vjeçarin në Angli

Hekuran Billa, i cili u ekzekutua mbrëmë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë është dënuar në Angli me dënim të përjetshëm.

Billa akuzohet se ka vrarë në vitin 2006 Prel Markun dhe është deklaruar fajtor nga gjykata angleze për veprën penale të “Vrasjes”.

Të lidhura

None found

Në vitin 2006 Billa qëlloi për vdekje Prel Markun, ndërsa plagosi dy të tjerë, Petrit Brahoj, Agron Gjoni.

Por si lindi konflikti që çoi në një të vrarë dhe dy të plagosur?

Mediat angleze i kanë kushtuar vëmendjen ngjarjes së ndodhur asokohe. Në shtypin anglez është raportuar se ngjarja në fjalë ndodhi për shkak të konfliktit për territore mes anëtarëve të mafias shqiptare.

Bandat shqiptare kishin krijuar një skemë vjedhje të makinetave të pagesave në parkingje, në qytetin e Westminster. Anëtarët e bandës këtë skemë e kishin përhapur më pas edhe në qytete të tjera, por patën mosmarrëveshje, për mënyrën e ndarjes së zonave.

LEXO EDHE: U vra kur duhet të ishte përjetë pas hekurave, ILD nis verifikimin për lirimin e Hekuran Billës

Këtu lind edhe konflikti mes tyre, që çoi në një të vrarë dhe dy të plagosur, shkruan abcnews.al.

Pas disa javësh kërcënimesh verbale dhe tensionesh që përshkallëzoheshin, Petrit Brahoj, 31 vjeç, dhe rivali i tij Hekuran Billa (Herland Bilali) , u përleshën natën e 13 tetorit 2006.

Ngjarja ndodhi në një klub ku Hekuran Billa dhe Kujtim Spahiu hapën zjarr. Prel Marku, 22 vjeç, u qëllua në kokë dhe humbi jetën, ndërsa shënjestra e sulmit Petrit Brahoj u qëllua tre herë dhe mbijetoi. Po ashtu i plagosur në këmbë mbeti edhe Agron Gjoni.

Ndërsa pronari i klubit, Musa Prahmani, dhe një klient tjetër shpëtuan pasi u hodhën në dritaren e katit të dytë, shkruan abcnews.al.

Autorët më pas u larguan me një mjet tip Volkswagen. Kujtim Spahiu u dënua me 33 vite burg, pasi u arrestua dy ditë pas ngjarjes, ndërkohë, Hekuran Billa, autori kryesor i sulmit u dënua në vitin 2008 me burgim të përjetshëm, për vrasje me rekomandim që të vuaj një minimum prej 34 vjetesh para lirimit; me nga 15 vjet burgim per dy “Vrasje të mbetura në tentativë”.

të fundit

Raphinha arrin shifrën e Ronaldinhos në historinë e Barcelonës

Sulmuesi brazilian i Barcelonës, Raphinha, ka arritur një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e tij, duke barazuar një rekord…

12 minutes ago

Protestat në Tiranë/ Media franceze: Rinia kërkon dorëheqjen e kryeministrit! Studentët janë ngritur, kanë vënë pushtetin nën presion

Media franceze La Releve et La Peste, i ka kushtuar një artikull të gjatë protestave në Shqipëri, duke analizuar shndërrimin…

17 minutes ago

Senati amerikan do të ketë njëkohësisht tre gra afrikano-amerikane për herë të parë

Zgjedhja e demokratëve Julianna Stratton si senatore e re e Illinois shënon një moment historik për përfaqësimin e grave afrikano-amerikane…

17 minutes ago

Vllaznia vijon t’u japë besim të rinjve, prezanton talentin e shtatë nga akademia

Seralb Hotaj Seralb Hotaj është i radhës që firmos kontraëtn e parë si profesionist me Vllazninë [...]Read More...

18 minutes ago

UNICEF: Nga 3.4% në 10% raportimi i tentimvetëvrasjeve mes nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë

Përqindja e nxënësve 15 dhe 16-vjeçarë në Kosovë që kanë raportuar tentimvetëvrasje është rritur nga 3.4% në vitin 2011 në…

19 minutes ago

Oliver Millanov steps down as head of the FVA, government appoints Jovica Andovski

Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…

25 minutes ago