Categories: Uncategorized

Komshinj që rrihen për zhurmë, ujë dhe plehra

Populli thotë zgjidh komshiun dhe pastaj shtëpinë. Por një 47-vjeçar si dhe personat me të cilët ai konfliktohet nuk kanë pasur fare fat.

E. G e ka kthyer komisariatin numër dy si një vend ku qan hallet për fqinjët e tij, kurse komisariati është kthyer po ashtu në një vend qetësues dhe këshillues për të dyja palët. Por së fundmi durimi edhe për policinë është sosur, ndaj të dyja palët do të verifikohen për kanosje. Sipas burimeve zyrtare të gazetës Si, E.G këmbëngul se nga ballkoni sipër ju hodh ujë, ndërsa ai po ecte në rrugë.

Të lidhura

None found

“Në orën 18.30 minuta gjendesha poshtë pallatit në rrugën Nikolla Tupe. A. po hidhte ujë nga ballkoni, unë i thashë mos hidh ujë prej andej. Ai m’u përgjigj me fjalë ofenduese, më tha nuk të pyes fare ty, ta fus me levë kokës. Në këtë moment doli edhe djali i tij, foli me fjalë akoma më të rënda, tha se do të ndjek deri në komisariat, do ta vras fare”.

Sipas burimeve të policisë, komshinjtë kanë shkuar edhe herë tjetër dhe janë ankuar, pikërisht për ngjarje të tilla që nga zhurmat në pallat plehrat dhe së fundmi edhe uji. Por si për çdo rast sërish është thirrur edhe pala tjetër sipas të cilës nervat e tyre lidhen me provokimet që ju bën komshiu. “Prej kohësh konfliktohemi me të, ai na provokon që ne të flasim, pastaj nxjerr telefonin dhe na filmon dhe pastaj njofton policinë”.

Burimet shtojnë se ndonëse mosmarrëveshjet duken për motive të dobëta dhe lidhen me çështje të përditshmërisë, fqinjët zihen pasi njëra palë rezulton se janë ndërtuesit e pallatit, kurse 47-vjeçari është zgjedhur administrator. Pikërisht këtu është shënuar edhe përplasja e parë mes tyre, kur menjëherë pas zgjedhjes 47-vjeçari ka kërkuar rregull në pallat.

Policia shkruan në procesverbalin e radhës që gazeta Si disponon “ankuesi kishte incizime dhe filmime që me gjithë kërkesën e oficerit pohoi se do t’i dorëzojë në prokurori. Në momentin që ka dalë nga komisariati ankuesi është thirrur për t’u sqaruar nga vëllai i fqinjëve dhe për ta mbyllur këtë konflikt. Por edhe të vëllain e fqinjëve, ankuesi e ka filmuar me telefon”./gazeta Si

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

6 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

6 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

6 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

7 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

7 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

7 hours ago