Me rënien e pandemisë, qeveria shqiptare u detyrua të mbyllë kufijtë me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Si pasojë, shqiptarë të shumtë mbetën jashtë atdheut.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Varshavë, informon të gjithë personat e prekur nga lajmi që ka qarkulluar në mediat shqiptare, për 23 shtetasit shqiptarë që janë braktisur në Varshavë, që prej dy ditësh nga punëdhënësi dhe se janë duke qëndruar në stacionin e trenit në Varshavë, se qytetarët janë në dhomat e tyre të hotelit në Zielona Góra.
Pas njoftimit nga një prej këtyre qytetarëve, më 28 mars 2020 (ora 16.33), në numrin e emergjencës së Ambasadës, për mosmarrëveshjen e krijuar mes tyre dhe Kompanisë punëdhënëse polake Easttrees, ul. Piaskoëa 7, 65-204 Zielona Góra, NIP: 9291058077, Ambasada thotë se është vendosur menjëherë në kontakt me menaxherin dhe Presidenten e kompanisë në fjalë.
Pas këtyre hapave, qytetarët shqiptarë janë lejuar të rikthehen nga Kompania në dhomat e tyre të hotelit, ku gjenden që në orët e para të mëngjesit.
Ambasada thekson se ka qenë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët shqiptarë që nga momenti që është kontaktuar prej tyre dhe do të vazhdojë të mbajë komunikim të hapur me Kompaninë dhe Institucionet kompetente në Poloni, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve.
“Numri i urgjencës +48 501 194 910 i Ambasadës së RSH në Varshave ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë funskional”.
Të martën e 16 shtatorit, Presidenca Daneze e BE-se fton Shqipërinë që në praninë e Ministrave të Jashtëm të të…
Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i të punësuarve në administratë dhe sektorin publik arriti në 186 mijë…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjës, ku është gjetur i pajetë një shtetas…
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi të premten për të mbështetur një rezolutë që synon t’i japë frymë të re…
Pothuajse i gjithë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë intervale të gjata…
Në 27-vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit, Rudina Hajdari ka ndarë një mesazh të ndjerë në kujtim të të atit.…