Categories: Uncategorized

Klubet e Premier League kërkojnë që sezoni të përfundohet më 30 qershor

Klubet e Premier League janë duke kërkuar nga liga që të marrë sa më shpejt vendimin për sezonin 2019-20 ku po kërkohet që sezoni të përfundohet deri më 30 qershor shkruan “Daily Mail”.

Një grup i klubeve përfshirë edhe disa që janë duke garuar për kupa evropiane stinorin e ardhshëm, po shqetësohen për kontratat që janë të lidhura deri në fund të stinorit zyrtar. Krerët e klubeve po frikësohen se nëse stinori vazhdon në korrik, atëherë do të përballen me beteja ligjore nga lojtarët dhe partnerët komercial.

Takimi i radhës i aksionarëve të Premier Leagues është i paraparë për 17prill dhe klubet duan që temë kryesore e agjendës të jetë afati për përfundimin e stinorit. Gjitha klubet janë të vetëdijshme për situatën, ndonëse jo të gjitha janë në favor për të caktuar një datë për të përfunduar kampionatin.

FIFA më herët ka njoftuar se do të marrë masa të veçanta për të mbrojtur klubet dhe lojtarët, kontratat e të cilëve skadojnë më 30 qershor, që është data përfundimtare e stinorit në Evropë.

Mirëpo, klubet angleze janë këshilluar se ligjet kontraktuale në Angli do të zëvendësonin çdo vendim apo marrëveshje emergjente të prezantuar nga organet qeverisëse.

Kjo i mundëson lojtarëve që janë të huazuar apo që mbesin pa kontrata, të largohen nga klubet më 1 korrik, edhe nëse stinori nuk ka mbaruar. Klubet i frikësohen se lojtarët mund të shqetësohen se ndonjë lëndim eventual mund të pengonte transferimin e radhës, e kështu do të vendosnin të mos luanin.

Po ashtu ka edhe marrëveshje sponsorizuese të vlefshme deri më 30 qershor, duke krijuar konfuzitet, veçanërisht nëse është arritur ndonjë marrëveshje e re.

“Ne po i afrohemi një territori të kaosit”, ka thënë një shef-ekzekutiv.

të fundit

Berisha komenton akuzat e Trump ndaj Sorosit: Një Akt historik, ai dhe i biri ndihmuan Ramën për të ngritur narkoshtetin monist në Shqipëri

Ditën e sotme, në konferencën për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e konsideron si një akt historik, vendimin…

4 minutes ago

Komisioni Rregullator shpall rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit

Këtë të enjte 28 gusht 2025, Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar sot me tre vota pro…

43 minutes ago

Incident i papritur në sheshxhirimin e “The Devil Wears Prada 2”, Anne Hathaway bie nga shkallët

Një aksident ndodhi gjatë xhirimeve të vazhdimit të filmit “The Devil Wears Prada 2” , me protagoniste Anne Hathaway, e…

48 minutes ago

U nda nga jeta pas betejës me sëmundjen e rëndë, kush ishte Naun Shundi dhe rolet e jetës së tij në filma dhe teatër

Këtë të enjte 28 gusht, ka ndërruar jetë në moshë 66-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Naun Shundi. Naun Shundi,…

1 hour ago

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Naun Shundi

Ditën e sotme, aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Naun Shundi, ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare, pas një beteje…

1 hour ago

Prokuroria e Tiranës i sekuestron llogari bankare, makina luksoze të dënuarit me 5 emra, përdorte dhe nënën pensioniste për të fshehur pasuritë

Prokuroria e Tiranës, ka sekuestruar 18 pasuri të paluajtshme, llogari bankare e automjete luksoze të një shtetasi të dënuar për…

2 hours ago