Categories: Uncategorized

“Kishin urdhër të më shkatërronin”, Mihal Kokëdhima flet pas burgut

Mihal Kokëdhima, pronari i lokalit “Panorma” që bëri xhiron e rrjetit një vit më parë teksa sulmonte disa turistë spanjollë e ka mbaruar dënimin e tij me burg. E tani që është i lirë, ka dhënë një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ku ka treguar versionin e tij për ngjarjen që ka bërë shumë bujë.

Gjatë intervistës Mihali u shpreh se një grup turistësh e terrorizuan dhe ata kishin marrë urdhër që ta shkatërronin.

Të lidhura

None found

“Një grup turistësh terrorizuan pronarin e lokalit. Nuk e patë që isha drejt vdekjes. Keni parë tjetër që ishte drejt vdekjes. Kërkohesha të mbahesha, i bija xhamit që të ndalonin. Kur pasagjeri i thoshte shoferit ndalo dhe mua më thoshin hidhu. Ishte fuqia ime fizike që mbijetova. Momenti kur unë theva xhamin dhe mbaja dorën te kroskoti ata më gjuanin me shkelma. Kjo është e vërteta”, tha Kokëdhima për “Shqipëria Live”.

Sipas tij, e gjithë kjo ndodhi pasi ata kishin urdhër që t shkatërronin. “Kishin marrë urdhër të më shkatërronin. Do të mbajnë përgjegjësi ata që më bënë një gjë të tillë. Ata më vranë, duhet të shkojnë në burg. Dola para makinës të merrja atë që më takonte. Duhej të vinte policia kur e mora në telefon. Më shkatërruar lokalin, më vodhën lokalin. Çfarë kërkonte e gjithë qeveria nga unë”, shtoi ai.

Mihal Kokëdhima dha gjithashtu edhe versionin e tij rreth kësaj ngjarje të bujshme, ku u shpreh se ai është viktima dhe se ai ka rrezikuar jetën e tij.

Kur gazetari e pyeti se pse reagoi ashtu, Kokëdhima u shpreh: “Ishte një nga ditët ku kishte punë, se stafi ynë nuk ishte i kualifikuar dhe unë punoja me sinqeritet, shumë klientë thoshin drekë si kjo nuk kemi ngrënë askund. Erdhën turistët spanjollë dhe ju thashë hajdeni në kuzhinë dhe shikoni peshkun dhe e zgjodhën vetë. Morën 8 racione. Pasi nisa ta rregulloja, kamerieri më thotë nga larg se nuk duan 8 por 5 racione. Unë kisha nisur t’i përgatisja dhe thashë është problem i tyre nëse do i hanë apo jo”.

“Pas 5 minutash dal dhe shoh që kishin ikur. U bëra kurioz se si ikën kur bënë porosinë. Shkova për t’i pyetur se pse ikën. Shoferi më vendosi duart në gryke dhe s’më la të lëvizja. Turistët u futën brenda në makinë, e më pas shoferi më la. Unë dola para makinës dhe ju thashë se nuk do iknin pa ardhur policia. Mora në telefon policinë dhe teksa isha para makinës ata u nisën. E çfarë të bëja unë, u vendosa para makinës. Eci 200 metra dhe unë i kërkoja që të ndalonte. Ai që ishte në vend të parë më shoferin i bërtiste atij që të ndalonte, por ai thoshte jo do ta çoj deri në Sarandë. Isha shumë keq. Nuk e dija që kishte dalë video. Nuk donin as të bëja denoncim”, vijoi Mihali.

të fundit

Protesta kundër Ramës vijon prej 31 ditësh, rinia në shesh dhe një i moshuar shpërthen në lot teksa i mbështet

Shqiptarë protestojnë prej 31 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama. Kjo protestë i ka bërë bashkë të gjithë shqiptarët. Të rinj…

19 seconds ago

Shpërthim në Monako, tre anëtarë të një familjeje ukrainase mbeten të plagosur; autoritetet verifikojnë pistën terroriste

Mbrëmja e së hënës në Principatën e Monakos u trondit nga një shpërthim i fortë, që la të plagosur tre…

8 minutes ago

Avion i JetBlue njofton incident të mundshëm me dron gjatë afrimit për ulje në JFK

Një ngjarje e pazakontë u raportua në hapësirën ajrore të Nju Jorkut, ku një avion i JetBlue që po përgatitej…

8 minutes ago

Zlatan Ibrahimovic godet Ronald Koemanin: Holanda humbi duke mohuar identitetin e saj

Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në…

14 minutes ago

Sot zhvillohet protesta e 31-të kundër qeverisë, qytetarët kërkojnë largimin e panegociueshëm të Edi Ramës

Sot do të mbahet protesta e 31 kundër qeverisë, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi,…

14 minutes ago

Portugalia merr goditje të rëndë para sfidës me Kroacinë, Ricardo Carvalho largohet pas vdekjes së babait

Kombëtarja e Portugalisë është goditur nga një lajm i hidhur gjatë përgatitjeve për ndeshjen e raundit të 1/16 së finales…

14 minutes ago