Categories: Uncategorized

Kina pranon hetim ndërkombëtar për të gjetur burimin e koronavirusit

Kina është “e hapur” për bashkëpunimin ndërkombëtar për të identifikuar burimin e koronavirusit por çdo hetim duhet të jetë “pa ndërhyrje politike”, tha të dielën ministri i jashtëm i Kinës.

Wang Yi i’u përgjigj kritikave të cilat ai i quajti përpjekje të politikanëve amerikanë për të “fabrikuar thashethemet” mbi origjinën e patogjenit dhe “stigmatizimin e Kinës”. Shtetet e Bashkuara dhe Australia kanë kërkuar javët e fundit për një hetim mbi origjinën e pandemisë.

Presidenti Amerikan Donald Trump dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë akuzuar Kinën për mungesë transparence për këtë çështje dhe vazhdimisht shtynë teorinë se virusi rrjedh nga një laborator kinez i sigurisë maksimale. Shumica e shkencëtarëve besojnë se virusi nisi nga kafshët te njerëzit, ndoshta nga një treg që shiste kafshë ekzotike për mish në qytetin qendror kinez, Wuhan.

“Kina është e hapur për të punuar me bashkësinë shkencore ndërkombëtare për të gjetur burimin e virusit,” tha Wang në një konferencë shtypi në margjinën e seancës vjetore të parlamentit të Kinës. “Në të njëjtën kohë, ne besojmë se kjo duhet të jetë profesionale, e drejtë dhe konstruktive,” shtoi ai.

“Drejtësi do të thotë që procesi të jetë pa ndërhyrje politike, të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve dhe të kundërshtojë çdo prezumim të fajit.”

Organizata Botërore e Shëndetit gjithashtu i ka bërë thirrje Pekinit t’i ftojë ata të hulumtojnë burimin bashkë me Kinën duke propozuar që “përgjigja globale” ndaj COVID-19 duhet të vlerësohet vetëm kur pandemia të ketë përfunduar. Anëtarët e OBSH-së miratuan të martën një rezolutë në asamblenë e parë virtuale të trupit të Kombeve të Bashkuara për të shqyrtuar trajtimin ndërkombëtar të pandemisë.

të fundit

Horoskopi 14 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot do të ndiheni më të afërt me partnerin tuaj dhe…

4 hours ago

“Më doli dhelpra përpara”, 45-vjeçarja humb kontrollin e motorit dhe plagoset rëndë në Lushnjë, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident me pasojë plagosjen e një 45-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Lushnjë. Sipas raportimeve, M.D.,…

4 hours ago

“Nuk u intereson për popullin e Gazës”/ Netanyahu: Vrasja e udhëheqësve të Hamasit do t’i jepte fund luftës

Kryeministri Izraelit Benjamin Netanyahu tha sot se eliminimi i udhëheqësve të Hamasit do t'i jepte fund luftës në Gaza pas…

5 hours ago

I dashuruar kokë e këmbë, Gjiko zbulon si e bëri për vete Elitën: Gjëja më e veçantë, meriton të gjithë botën

I ftuar në episodin e parë të emisionit “S’e Luan Topi” për këtë sezon të ri në Top Channel ka…

5 hours ago

Ronela Hajati pëson ndryshimin drastik në peshë/ Tregon se sa kilogramë ka humbur

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka habitur ndjekësit e saj me një ndryshim të madh në pamje. Pas shumë vitesh…

6 hours ago

E rëndë në Durrës/ Gjendet pa shenja jete në një taksi 57-vjeçarja kineze

Një 57-vjeçare me origjinë kineze është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Durrësit. Blutë bëjnë me dije se…

6 hours ago