Kina paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar se do të përballet me pasoja, nëse vazhdon “të ndjekë rrugën e gabuar” sa i përket Hong Kongut.
Një ditë më parë, Londra pezulloi traktatin e ekstradimit me ish-koloninë e saj për shkak të një ligji të ri të sigurisë atje, i cili i jep Pekinit më shumë fuqi. Në përgjigje të këtij veprimi, ambasadori kinez në Britani tha se kjo e fundit “ka ndërhyrë hapur” në punët e Kinës.
“Kina asnjëherë nuk ka ndërhyrë në punët e brendshme të Mbretërisë së Bashkuar. Mbretëria e Bashkuar duhet ta bëjë të njëjtën gjë me Kinën”, deklaroi ambasadori Liu Xiaoming.
Përpara pak kohësh, kryeministri britanik, Boris Johnson, u zotua se do t’i ofrojë tre milionë banorëve të Hong Kongut mundësinë për t’u vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke u lejuar atyre që të aplikojnë edhe për nënshtetësinë britanike.
Kritikët thonë se ligji i ri i sigurisë në Hong Kong miratuar nga Pekini e që kriminalizon një sërë veprash, ligji mund të bëjë që protestuesit pro demokracisë në rajon të vuajnë dënime të përjetshme. Hong Kongu ka qenë koloni e Mbretërisë së Bashkuar deri në vitin 1997, kur i është dorëzuar Kinës në bazë të parimit “një shtet, dy sisteme”.
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…