Takimi i UEFA-s që u mbajt sot në Nyon të Zvicrës nëpërmjet video-konferencave ka konfirmuar indikacionet e ditëve të fundit sa i përket datës se kur duhet të përfundojë sezoni futbollistik 2019-2020.
Si afat i fundit për të mbyllur kampionatet kombëtare është përcaktuar 3 gushti.
55 federatat evropiane deri në datën 27 maj duhet të kenë paraqitur planin dhe kalendarin e ri për rifillimin e kampionateve dhe datave kur do të luhen ndeshjet.
Në datën 3 gusht federatat e futbollit duhet të dërgojnë te UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të Kupave të Evropës.
Nëse kushtet e reja sanitare që do të merren nuk do të ofrojnë sigurinë maksimale për futbollistët, dhe nuk lejojnë fundit e sezonit as nëpërmjet opsionit play-off apo mini-turneve atëherë mund të shkohet drejt përfundimit të parakohshëm të kampionateve siç ka ndodhur në Belgjikë dhe Skoci dhe pritet të ndodhë edhe në Holandë.
Nëse kjo ndodh, do të jenë federatat e futbollit që do të dërgojnë në UEFA listën e skuadrave të kualifikuara në edicionin e ardhshëm të Kupave të Evropës dhe jo ligat e futbollit.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot, marrëdhëniet tuaja mund të jenë të ngrohta, por kërkojnë durim…
Një nga debatet më të zakonshme në botën e dashurisë dhe festave është pyetja: A është e përshtatshme të bësh…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shprehur shqetësim për, siç tha, “deklarimet e pamatura” të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të…
Erogen Brajoviç i cili ishte shënjestër e atentatit të mëngjesit të sotëm në Shkodër mësohet se ndodhet në gjendje jashtë…
Ish-deputeti Myslim Murrizi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ishte i habitur me heshtjen e SPAK-ut për…
Kosova ka arritur një fitore historike, duke mundur 2-0 në Prishtinë skuadrën e Suedisë, e vlefshme për Grupin B të…