Categories: Uncategorized

Këta janë djemtë që kryen sulmin me armë në hotelin në Tushemisht (FOTO LAJM)

Breshëri plumbash u shënua më datë 8 gusht, në Pogradec, ku ndaj një hoteli të mbushur me pushues u qëllua me breshëri automatiku.

Ngjarja u konsiderua si një atentat ndaj pronarit të hotelit dhe djalit të tij për shkak të një konflikti, ndërsa u rrezikuan jetët e disa personave, mes të cilëve edhe fëmijë që ndodheshin në dhomat e hotelit.

Të lidhura

None found

Një ditë më vonë u arrestua një prej personave të dyshuar që kishte marrë pjesë në ngjarje. Ditën e djeshme, Policia njoftoi se kishte arrestuar katër persona të tjerë, mes të cilëve edhe organizatorin e ngjarjes, ndërsa dy persona mbeten ende të shpallur në kërkim.

Edhe pse pronari i hotelit ku ndodhi ngjarja denoncoi me emra personat që dyshonte se mund të ishin autorët e ngjarjes së rëndë që rrezikoi dhjetëra jetë njerëzish, u desh një operacion policor dhe forcat RENEA që të kapnin personat përgjegjës për këtë ngjarje.

Mariglen Topuzi u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa Ilir Berberi që dyshohet se është organizatori i sulmit me armë, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti dhe Elvir Haxhia ranë në pranga gjatë operacionit policor të koduar “Driloni”.

Ilir Berberi, apo siç njihet në Pogradec “Lili i Rrushkës”, u kap pak kilometra larg Pogradecit në pyllin e fshatit Vërdovë, në një çadër që kishte ngritur enkas për t’u strehuar. Policia kapi organizatorin e këtyre ngjarjeve, person me precedentë të theksuar kriminalë, i cili mbante dhe armë zjarri pistoletë me vete si dhe 59 fishekë.

OPERACIONI I POLICISË

“Në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura më datë 01.08.2020 dhe 08.08.2020, pranë hotelit në pronësi të shtetasit J. M., në fshatin Tushemisht, strukturat e DVP Korçë dhe forcat RENEA, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, finalizuan operacionin policor të koduar ‘Driloni’, si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasve: Ilir Berberi, 52 vjeç, banues në Pogradec (me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve kundër personit, pronës dhe sigurisë publike); I. M., 29 vjeç; A. Xh., 29 vjeç, banues në Zvezdë, Maliq; dhe E. H., 32 vjeç, banues në Pojan, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’).

Ndaj shtetasit Ilir Berberi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprat penale ‘Kanosja për të mos kallëzuar’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik’, ‘Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik’, ‘Prishja e qetësisë publike’ kryer në bashkëpunim, për ngjarjen e ndodhur më datë 10.02.2020 në lagjen nr. 3 përpara Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, ku në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 52-vjeçari ka kanosur pronarin e hotelit për të mos dëshmuar në një seancë gjyqësore, si edhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë dhe IEVP gjatë kryerjes së detyrës.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet të ketë rolin e organizatorit të ngjarjeve të ndodhura pranë hotelit, ku në bashkëpunim me tre personat e mësipërm dhe disa të tjerë kanë kanosur me armë zjarri shtetasin J. M. dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të hotelit, duke i shkaktuar dëme materiale godinës dhe 7 mjeteve të parkuara”, tha zyrtarisht Policia. Ndërsa në kërkim nga Policia janë shtetasit Meart Berberi dhe Brian Syzo, dy persona gjithashtu me precedentë kriminalë, të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar në këtë ngjarje.

34-vjeçari mohon të jetë pjesë e sulmit

Teksa Policia njoftoi arrestimin e grupit kriminal që sulmoi me armë hotelin në pronësi të shtetasit Jetmir Muçllari, në Gjykatën e Pogradecit u zhvillua masa për Mariglen Topuzin, ndaj të cilit u caktua masa e sigurisë “Arrest në burg”, me afat 30 ditë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe zgjati dy orë, ndërsa nuk munguan debatet mes palëve.

Prokuroria kërkoi lënien në burg pa afat të Topuzit, gjë e cila u kundërshtua nga avokati i tij mbrojtës, me pretendimin se Topuzi në ditët kur kanë ndodhur dy sulmet ndaj hotelit nuk ka qenë i pranishëm, madje për këtë avokati i tij ka vendosur në dispozicion edhe pamje filmike.

“Unë i kërkova Gjykatës të shpallë të paligjshëm arrestin në flagrancë dhe lirimin e menjëhershëm të klientit tim, në mungesë të plotë të provave që e implikojnë në ngjarjen e datës 8 gusht, por edhe atë të 1 gushtit. Seanca ka qenë e gjatë dhe është shoqëruar me debate për shkak të mungesës totale të provave nga ana e Prokurorisë dhe e gjithë kjo bëhet për shkak të së kaluarës të të mbrojturit prej meje dhe për shkak të një konflikti të mëparshëm, për të cilin ai e ka shlyer dënimin. I vura në dispozicion Prokurorisë dhe Gjykatës prova shkresore dhe filmike, të cilat provojnë se Topuzi në episodin e parë ndaj hotel ‘Volorekës’ ka qenë në Golem.

Ndërsa në datën 8 gusht, me dëshmi dhe prova filmike, provohet që i dyshuari ndodhej në banesë. Prej orës 15:15 të datës 7 gusht dhe deri në momentin që ka shkuar Policia në banesë, ai ndodhej aty dhe nuk ka dalë për asnjë moment”, është shprehur avokati i Mariglen Topuzit.

të fundit

Mesazhet për Kosovën mbizotërojnë në protestën antiqeveritare të mbajtur në Kralevë të Serbisë

Nën sloganin “Gjithçka shihet në Vidovdan”, të dielën në Kralevë - pjesa qendrore e Serbisë - u mbajt një protestë…

8 minutes ago

Vapë rekord në Gjermani, spitalet përballë presionit të madh/ Ekspertët paralajmërojnë se shumë institucione nuk janë gati për temperatura ekstreme

Një valë rekord të nxehti ka përfshirë Gjermaninë dhe, me rritjen e temperaturave, shtohet edhe numri i personave që përfundojnë…

17 minutes ago

31-year-old falls into ravine while gathering mountain tea, taken to the Trauma Hospital

Policia e Maliqit, në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, ka bërë të mundur gjetjen dhe shpëtimin e një personi që ishte…

18 minutes ago

Pas 77 vitesh armiqësi, marrëveshja Izrael-Liban synon mbylljen zyrtare të gjendjes së luftës

Izraeli dhe Libani, pas afro tetë dekadash përplasjeje dhe mosmarrëveshjesh, kanë ndërmarrë një hap që mund të hapë rrugën drejt…

18 minutes ago

Reali vendos rinovimin e Vinicius Junior mbi gjithçka, Olise mbetet jashtë fokusit

Rinovimi i kontratës së Vinicius Junior është shndërruar në prioritetin absolut të Florentino Perezit për këtë verë, sipas gazetarit Miguel…

18 minutes ago

Exchange rates / At what rates the dollar and euro are bought and sold, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.8 lekë dhe do shitet me…

19 minutes ago