Prestigjiozja britanike Four Four Two ka publikuar një renditje të 25 futbollistëve më të mirë të 25-vjeçarit të fundit.
Për këtë revistë nuk ka asnjë dyshim: më i miri është Lionel Messi.
None found
Numri 10 i “blaugranave” lë pas një tjetër emër të madh të futbollit si Cristiano Ronaldo.
Zidane dhe Ronaldihno zënë vendet tre dhe katër, duke u vlërsuar magjia e tyre ndër vite.
Sipas kësaj liste, Barcelona ka pasur emrat më të mëdhenj në vitet e fundit në skuadër.
Në këtë listë në 10-shen e parë janë gjashtë lojtarë që kanë luajtur me Barcelonën: Ronaldo Nazario (4), Ronaldinho Gaúcho (5), Thierry Henry (6), Xavi Henández (7) dhe Andrés Iniesta (8).
Këtyre u shtohen lojtarë të tjerë që e kanë veshur fanellën e Barcelonës gjatë karrierës së tyre: Rivaldo (11), Luis Figo (16), Sergio Busquets (20) dhe Romario (23).
I vetmi portier që ka zënë vend në këtë renditje është Lionel Buffon.
Messi ka shënuar 603 gola në 687 ndeshje me Barcelonën dhe e ka fituar gjashtë herë “Topin e Artë”.
Renditja
LEO MESSI
CRISTIANO RONALDO
ZINEDINE ZIDANE
RONALDO NAZARIO
RONALDINHO GAUCHO
THIERRY HENRY
XAVI
ANDRÉS INIESTA
PAOLO MALIDINI
ROBERTO BAGGIO
RIVALDO
FABIO CANNAVARO
RYAN GIGGS
KAKÁ
WAYNE ROONEY
LUIS FIGO
GABRIEL BATISTUTA
ERIC CANTONA
LUKA MODRIC
SERGIO BUSQUETS
RAÚL GONZÁLEZ
PAUL SCHOLES
ROMARIO
SERGIO RAMOS
GIANLUIGI BUFFON
Ditën e sotme, një dollar amerikan, blihet për 80.9 lekë dhe shitet për 82 lekë. Euro, blihet me 89.1 lekë…
Dita e diel, 22 nëntor, pritet të sjellë mot të paqëndrueshëm në Shqipëri, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa gjatë…
Dashi Mund të ketë një aspekt të natyrës suaj që e injoroni. Gjithmonë dëshironi të jeni ju ai që ka…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…
Rryma për amvisëritë nga 1 janari në Maqedoninë e Veriut mund të shtrenjtohet për 2 deri në 3 për qind,…
Një plagë me armë zjarri në zonën e këmbës është vërejtur te 38-vjeçari i cili mëngjesin e sotëm u gjet…