Gjithë hapësira e gazetave më 23 janar po i kushtohej vdekjes së presidentit Rugova.
Janari veç ngricave, solli edhe ftohësi në zemrat e qindra qytetarëve.
Të paktën kështu ‘flisnin’ ballinat e gazetave në Kosovë, në mëngjesin e 23 janarit të vitit 2006.
Të ruajtura në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ballinat e të përditshmeve kosovare shprehnin dhimbjen që kishte kapluar vendin.
‘Radhët e pikëllimit’ ky ishte titulli me të cilin Gazeta Express po e përshkruante fotografinë, ku qindra njerëz po preknin fotografinë e Rugovës në Velani.
E trishtimi i kosovarëve veç fotografisë po përshkruhej edhe me tekst.
Një prind i 16 fëmijëve po rrëfente sa keq e kishte përjetuar vdekjen e Presidentit Ibrahim Rugova.
Veç rrëfimeve, gazetat po lajmëronin edhe për mbylljen e rrugëve në qendër nga e diela gjer të enjten.
Rrugët ishin mbyllur në qendër por jo edhe në Velani, atje ku qindra qytetarë po shkonin për të nderuar presidentin tashmë të ndjerë.
E gjithë këtë pamje gazeta lajm po e përshkruante me një titull “Lumë lotësh në Velani”.
E vdekja e Rugovës raportohej se do të shkaktonte vakuum të ndjeshëm për proceset në të cilat po kalonte Kosova.
“Lajmi” atë datë kishte sjellë reportazhe edhe nga hotelet e Prishtinës, të cilat ishin stërmbushur me vizitorë nga vende të ndryshme të botës, me të dëgjuar lajmin e vdekjes së Presidentit.
Shumë artikuj të gazetës flisnin për kontibutin e tij për pavarësi, pajtim ndëretnik.
15 ditë zie u shpallën për nder të tij në Kosovë.
Njëjtë vepruan edhe në Shqipëri.
Këto ditë të ftohta dimri qytetarët po i kalonin në terr. Por institucionet dolën me një informacion të rëndësishëm.
Ministria e Energjisë dhe Minierave po lajmëronte se plani ABC nuk do të zbatohej dhe se Prishtina do të furnizohej 24 orë me rrymë gjatë kësaj periudhe.
E në ballinën e gazetës “Epoka e Re” kishte zënë vend titulli “Kufoma nderohet, nuk manipulohet me të. Rugova është ai që ka qenë dhe s’është ai që s’ka qenë”.
Përveç këtij titulli interesant, kishin filluar edhe diskutimet se çfarë feje kishte Rugova.
Epoka e Re po sillte një artikull ku thuhej se për media ndërkombëtare Don Lush Gjergji kishte thënë se Rugova vdiq si i krishterë.
Mediat e huaja po citoheshin edhe për dicka tjetër. Gazetat austriake po shkruanin se kishte filluar lufta për pasardhësin e Rugovës.
Veç të tjerash kjo gazetë po raportonte diçka edhe për arsimin në Kosovë.
Veç gazetave në Kosovë, për një ngjarje të tillë kishin raportuar dhjetëra media ndërkombëtare.
Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…
Dr. Ronny Jackson, ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për “Washington Free Beacon” se ish-presidenti…
Pas trasferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve,…
Tottenham Hotspur ka fituar finalen e Ligës së Evropës me rezultat minimal 1-0 ndaj Manchester United, në ndeshjen e zhvilluar…
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje lidhur me operacionin ndërkombëtar i quajtur “Ura” që u zhvillua në Shqipëri…
Thashethemet për një lidhje të mundshme mes Gjesti dhe Eglit nuk po ndalen, madje po intensifikohen dita-ditës. Së fundmi, një…