Kellyanne Conway, ka njoftuar se po jep dorëheqjen nga posti i saj si Këshilltare e Lartë e presidentit amerikan, Donald Trump.
Në një deklaratë, zonja Conway tha se po tërhiqej në fund të gushtit për t’u përqëndruar te fëmijët e saj, duke u dhënë atyre “më pak dramë, dhe më shumë përkujdesje të nënës”.
Burri i saj George, një kritik i hapur i presidentit, gjithashtu do të tërhiqet nga aktivitetet politike.
Ajo shtoi se vendimi i saj ishte “plotësisht zgjedhja e saj”, dhe se ajo do të shpallë planet e ardhshme “me kohë”.
Conway është planifikuar të flasë në Konventën Kombëtare Republikane më vonë këtë javë, por është e paqartë nëse ajo ende do ta bëjë këtë pas vendimit për të dhënë dorëheqjen.
Ajo njihet si një stratege republikane, dhe ka shërbyer për katër vjet në administratën e presidentit Trump, duke u bërë gruaja e rangut më të lartë në Shtëpinë e Bardhë. Ajo është gjithashtu është gruaja e parë që drejtoi një fushatë të suksesshme presidenciale amerikane, duke udhëhequr përpjekjet e suksesshme të Trumpit më 2016.
Burri i saj George është një bashkëthemelues i Projektit The Lincoln – një komitet republikan për veprim politik që punon për të parandaluar rizgjedhjen e presidentit Trump në vitin 2020.
“George dhe unë nuk jemi dakord për shumë gjëra, por ne jemi të bashkuar për atë që ka më së shumti rëndësi: fëmijët tanë”, tha ajo. Rel
nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…
Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…
Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…
Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…
“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…
Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…