Categories: Uncategorized

Kërkohet shkarkimi i Ramës në Kuvend: Fjalimi që mund t’i kushtojë shumë

Një debat që ka patur në Kuvend me deputetin Adriatik Alimadhi, duket se do t’i kushtojë shumë kryeministrit Edi Rama.

Kjo pasi në atë seancë ai u shpreh:

“Im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qënë në anën e duhur të historisë […] Ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë […] Ju jeni një kopje e zezë e të shkuarës, që i turreni të kuqes si demi, por në fakt jeni e zeza. […] Ti je bisht i një lopate. […] Ju jeni një bashkësi karikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. […] Ti je një ballist i lodhur. […] Nuk e di a mund të marrësh me mik provimin e gjuhës shqipe në klasën e 9-të. Ti dhe disa të tjerë këtu. Edhe shumë të tjerë që janë atje jashtë.”

Pikërisht për këto fjalë, Grupimi Mbroj Demokracinë i ka nisur sot një peticion Presidentit, Kuvendit, deputeteve, kreut te opozites dhe mediave, ku kërkon të bëhet një mocion mosbesimi ndaj Kryeministrit, Edi Rama, me shkas, fjalën e mbajtur gjatë seances plenare të dates 30 korrik.

Duke iu referuar Kodit te Sjelljes së Deputetëve, i cili në Nenin 6 ndalon rreptësisht shfaqjen e formave të diskriminimit dhe stereotipizimit si dhe përdorimin e gjuhës, e cila nxit urrejtje e përçarje, Grupimi Mbroj Demokracine, sjell ne vemendje qendrimin e Ramës, ndryshe përballë të huajve e ndryshe në sallën e Kuvendit.

PETICIONI I PLOTE

Në vëmendje të:

Presidentit të Republikës së Shqipërisë

Kryetarit dhe deputetëve të Kuvendit

Kryetarit të Opozitës së Bashkuar

Mediave shqiptare

Objekti: Seanca e Kuvendit, datë 30.07.2020 Konstatim mbi shkeljen e Rregullores së Kuvendit nga Kryeministri Shpërfillje e Rezolutës Nr. 11, 2006 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”

Vjenë, 15 shtator 2020

Të nderuar bashkëqytetarë! Në seancën e Kuvendit të datës 30.07.2020, Kryeministri i Shqipërisë, duke iu drejtuar një deputeti të opozitës parlamentare dhe opozitës jashtëparlamentare, ka deklaruar ndër të tjera se:

”Im atë ka qenë komunist, si shumë të tjerë dhe kanë qënë në anën e duhur të historisë […] Ti je një mbetje e lodhur në një gropë të historisë […] Ju jeni një kopje e zezë e të shkuarës, që i turreni të kuqes si demi, por në fakt jeni e zeza. […] Ti je bisht i një lopate. […] Ju jeni një bashkësi karikaturash bashkë me disa nga ata që janë jashtë. […] Ti je një ballist i lodhur. […] Nuk e di a mund të marrësh me mik provimin e gjuhës shqipe në klasën e 9-të. Ti dhe disa të tjerë këtu. Edhe shumë të tjerë që janë atje jashtë.”

Ekspertë të jetës akademike, të shoqërisë civile si dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, ndër vite, kanë reflektuar indinjimin e qytetarëve duke reaguar publikisht kundër përdorimit të gjuhës së urrejtjes, asaj përçarëse dhe fyerëse e poshtëruese në Kuvend. Në vitin 2016 shumica parlamentare, me përkrahje të komunitetit ndërkombëtar (OSBE, BE, ShBA), por pa atë të opozitës (atëherë PD), miratoi Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili në Nenin 6 ndalon rreptësisht shfaqjen e formave të diskriminimit dhe stereotipizimit si dhe përdorimin e gjuhës, e cila nxit urrejtje e përçarje.

Edhe pse Kryeministri ka humbur besueshmërinë, si brënda ashtu dhe jashtë Shqipërisë, vlen të kujtojmë që vetëm në shkurt të këtij viti në Bruksel, gjatë Konferencës së Donatorëve organizuar nga Komisioni Evropian, përballë gjithë botës së solidarizuar me Shqipërinë e tronditur nga tërmeti i 26 nëntorit, Kryeministri deklaronte se: „Lufta e dytë botërore u pasua në Shqipëri për katër dekada e gjysëm nga forma më brutale e diktaturës komuniste“.

Gjithashtu gjatë inagurimit të Bunk’Art në datën 19 nëntor 2016 ai foli duke thënë se: „Bunkeri është një memorial kushtuar kujtimit me mendje, me zemër, por dhe me sy të viktimave të terrorit komunist.” dhe “Kush harron të kaluarën e hidhur është i dënuar ta rijetojë atë”.

Në vitin 2009, nën presionin e Bashkimit Evropian, që u kërkonte qeverive postkomuniste të distancoheshin nga krimet e regjimeve komuniste totalitare dhe t’i dënonin ato pa asnjë mëdyshje, Kuvendi i Shqipërisë, sërisht pa mbështetjen e opozitës (atëherë PS), miratoi Rezolutën Nr. 11, 2006 “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”.

Neni 2 i Rezolutës sanksionon që: “Regjimi totalitar komunist u karakterizua nga dhunimi masiv i të drejtave të njeriut, vrasjet dhe ekzekutimet individuale dhe kolektive, me dhe pa gjyq, vdekjet në kampet e përqendrimit, vdekjet nga uria, torturat, dëbimet, puna skllavëruese, terrori fizik dhe psikologjik, gjenocidi për shkak të origjinës politike apo trashëgimisë së pronës, si dhe dhunime të lirisë së ndërgjegjes, mendimit, shprehjes, lirisë së shtypit, lirisë së besimit fetar dhe lirisë së pluralizmit politik”.

Cilit Kryeministër t’i besojmë? Kryeministrit që i jep mësime botës mbi brutalitetin e regjimit komunist dhe tolerancën e shqiptarëve? Apo Kryeministrit, i cili i shpjegon shqiptarëve se “komunistët, si i jati, ishin në anën e duhur të historisë”, ndërsa ata të tjerët “një kopje e zezë e së shkuarës” apo “ballistë të lodhur”? Atij që flet gjuhën e të ardhmes evropjane, apo atij që riprodhon stereotipe të së kaluarës së hidhur, sipas modelit të ”Politikës së vjetër, që ka helmuar gjakun e shoqërisë shqiptare, ka penguar atë dhe zhvillimin e saj” (Edi Rama, 26 maj 2007)?

Në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen më shfaqje të kësaj natyre, që kanë vetëm synimin e përçarjes dhe polarizimit të shqiptarëve. Institucionet dhe politika shqiptare duhet të gjejnë vullnetin dhe kurajon civile të distancohen fuqishëm nga fjalimi i Kryeministrit. Ky është një shembull joqytetarie, cënon imazhin dhe unitetin e Shqipërisë, bllokon zhvillimin e shoqërisë dhe të ardhmen e fëmijëve tanë në bashkësinë e vlerave evropiane. Bashkimi Evropian, nga i cili jemi rethuar gjeografikisht e ku duam të bëjmë pjesë, nuk është vetëm një bashkim pasurie materiale. Ai, në radhë të parë, është një bashkim vlerash, si shteti i ligjit, kultura, historia dhe dinjiteti i njeriut.

Ndonëse Shqipëria ka plot juristë të shkëlqyer, sfida më e madhe mbetet Reforma në Drejtësi. Legjitimimi, mohimi ose relativizimi i krimeve të regjimit komunist nuk e ndihmojnë këtë proces, përkundrazi, thellojnë padrejtësinë, diferencimin social dhe shpopullimin e vendit.

Duke ofruar mbështetjen tonë, ne kërkojmë:

• Distancim publik nga deklaratat e Kryeministrit;

• Zbatim të paanshëm nga Drejtuesit e Seancave të Kuvendit të masave disiplinore sipas Rregullores, në përputhje me Kodin e Sjelljes së Deputetëve si dhe me detyrimet që burojnë nga Rezoluta Nr. 11, 2006;

• Paraqitjen e nje mocioni mosbesimi nga Deputetët kundër Kryeministrit sipas Rregullores së Kuvendit;

• Raportimin në media dhe zhvillimin e një debati të gjërë mbi pasojat dhe rreziqet e përdorimit të gjuhës së urrejtjes, fyerse dhe përçarëse nga përfaqësuesit e qytetarëve.

Grupimi Mbroj Demokracinë është formuar nga një grup intelektualësh që jetojnë ne emigracion.

Adriana Spahiu-Gjoka
Alda Papamihali
Anda Gjakova
Aqif Plaku
Arben Seferi
Azmi Toptani
Bertin Christelbauer
Besmir Semanaj
Dafina Selimi
Dritan Çoli
Egin Ceka
Eneida Hamzaraj
Enkeleida Çelaj
Fisnik Lang
Idri Tati
Iris Toto
Landa Grembi
Luçiana Fosa
Malva Hatibi-Krainz
Matilda Seferi
Merita Beci
Miranda Dragusha
Ragip Dragusha
Ramiz Selimi
Zamir Kabo

të fundit

Evakuimi i banorëve nga fshatrat e Gramshit pasi flakët dolën nga kontrolli, 32 familje akomodohen në konviktin e qytetit

Familjet e evakuuara nga fshatrat e Njësisë Administrative Skënderbegas të Gramshit, kanë mbërritur në ambientet e konviktit të qytetit, ku…

14 minutes ago

Një dashuri që nuk fshihet më/ Adrola, Capital, Troi dhe nëna e reperit në momentet më të ngrohta

Marrëdhënia e Adrola Dushit dhe Capital është tashmë e konsoliduar dhe çifti po shijon disa ditë relaxi në një rezidencë…

32 minutes ago

Banesa dhe stane të djegura në Lekël të Tepelenës, shp*rthejnë dy b*mba të L*ftës së Dytë Botërore

Shumë vatra zjarri në vend kanë sjellë situatë alarmante në zona të ndryshme të Shqipërisë ndër të cilat edhe flakët…

51 minutes ago

Shqipëria në flakë, Ambasada e SHBA thirrje amerikanëve: Shmangni zonat e rrezikut, largohuni nga zjarret

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Shqipëri që…

2 hours ago

FOTO/ Duke shijuar pushimet nënritmet e muzikës, romancë e re për Egli Takon?

Gjatë pushimeve në jug të Shqipërisë, Egli Tako është parë në një festë buzë plazhit, ku një moment i shkurtër…

2 hours ago

Aksident në Zvicër, humb jetën 4-vjeçari shqiptar

Një aksident trafiku me pasoja tragjike ndodhi pak para orës 19:00 të së hënës në rrugën Stahlstrasse, në St. Gallen.…

3 hours ago