Categories: Uncategorized

Kërcënoi Tahirin, rrahu babanë sot arrestohet sërish: Çfarë “marrëzie” bëri këtë herë Vladimir Gjuta

Vladimir Gjuta është një emër i njohur për policinë shqiptare.

Ai është një prej të arrestuarve dhe të akuzuarve për vendosjen e një sasie eksplozivi në farmacinë e të atit të ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ditën e sotme ai është arrestuar sërish për dhunë pasi akuzohet se ka rrahur keq kushëririn e tij me çekiç.

Ky i fundit me shenja të dukshme nga dhuna, pasi i janë thyer dhëmbët dhe një sy e ka të dëmtuar, ka paditur Gjutën në Polici. Kjo e fundit është vënë në lëvizje dhe e ka shoqëruar në paraburgim.

Burime për Panorama të cilat kanë konfirmuar ngjarjen dhe arrestimin, thanë se dhunimi ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, tek shtëpia e kushëririt të Vladimir Gjutës.

Gjuta u arrestua në vitin 2015 në Tunelin e Kalimashit me paruke në kokë, teksa tentonte të arratisej jashtë vendit.

Ai së bashku me Ernest Gjutën dhe Baftjar Brukën, ishin arrestuar për ngjarjen e ndodhur në farmacinë e babait të ish ministrit Tahiri.

Por në 2016, ai u arrestua edhe një herë tjetër, pasi rrahu babain.

“Vladimir Gjuta, 36 vjeç, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj të atit të tij, shtetasit F. Gjuta, në banesën e këtij të fundit”, njoftonte asokohe policia e Tiranës.

të fundit

FOTOT/ Xheneta Fetahu “i vë flakën” rrjetit me format perfekte

Xheneta Fetahu, një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ka kthyer sërish vëmendjen me postimin e saj të…

4 minutes ago

Vdekja e pacientes për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale në stomak/ Kirurgu Ilir Shani: Pas operacionit pacientja u transferua në pavijon në gjendje të mire! Të nesërmen në mëngjes pësoi arrest kardiak

Kirurgu Ilir Shani ka reaguar lidhur me vdekjen e Valbona Xhazejnos, e cila ndërroi jetë pas një ndërhyrje kirurgjikale për…

8 minutes ago

Ajola Xoxa kërkoi të merrte pas telefonin dhe sendet e sekuestruara, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxa, për të marrë pas telefonin dhe sendet…

27 minutes ago

“Oligarku që nuk ngopet”, kur Artan Lame fliste për vdekjen: Çfarëdo që të bëjë, më shumë se 2 metra dhé nuk merr dot me vete…

Artan Lame u nda nga jeta në moshën 58-vjeçare si pasojë e një goditjeje nga një ishemi cerebrale. Prej një…

34 minutes ago

“Treni bullgar” doli nga shinat/ Celibashi reagon pas denoncimit të Berishës për fletët e votimit të gjetura në lokalin e vëzhguesit të PS: Të hetohet nga organet kompetente, KQZ s’ka dijeni

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka reaguar pas deklaratave të Sali Berishës, për manipulim zgjedhor në Elbasan me të ashtuquajturin…

46 minutes ago

Miley Cyrus riktheu një moment gjatë një koncerti të vitit 2022: Kisha dhimbje të tmerrshme

Miley Cyrus ka folur për herë të parë në një intervistë të re rreth një përvoje traumatike që pati dy…

51 minutes ago