Categories: Uncategorized

Kërcejnë shifrat në SHBA, sa viktima u regjistruan në 24 orë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 1 mijë viktima për të katërtën ditë radhazi si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që rastet e reja, në një ditë të vetme ishin mbi 70 mijë.

Në 24 orë, SHBA ka regjistruar rreth 73 800 raste të reja me COVID-19. Numri total i të infektuarve të diagnostikuar në SHBA që prej fillimit të pandemisë ka shkuar tashmë në 4,1 milionë, 1,26 milionë prej të cilëve janë shëruar. SHBA-ja, vendi më i prekur në botë në vlerë absolute nga COVID-19, ka regjistruar në total 145 000 të vdekur si pasojë e koronavirusit. Pas një përmirësimi në pranverë, epidemia po njeh rritje që prej fundit të qershorit, veçanërisht në shtetet më të populluara të jugut dhe perëndimit të vendit si Teksasi, Florida dhe Kalifornia. Që prej 11 ditësh, niveli i infektimeve të reja çdo 24 orë nuk është ulur nën pragun e 60 000 personave.

Por situata nuk është aspak më e mirë edhe në vende të tjera të botës. Meksika raportoi 7573 raste të reja dhe më shumë se 737 viktima, ndërsa qeveria paralajmëroi se numri i infektimeve ka gjasa të jetë shumë më i lartë se ai i konfirmuar. Në Australi, shteti i Viktorias ka regjistruar 357 raste të reja dhe pesë viktima.

Zyrtarët e shëndetësisë thonë se numri i rasteve të reja çdo ditë është shqetësues edhe pse ka pak stabilitet. Gjermania ndërkohë ka raportuar 781 raste të reja në 24 orët e shkuara, ndërsa Koreja e Jugut 113, numri më i lartë ky i rasteve të reja që nga marsi. Prej tyre 86 ishin të importuar dhe 27 raste infektimesh të brendshme. Vietnami ka raportuar rastin e parë lokal në tre muaj. Ndërkohë, OBSH raportoi rritjen më të madhe të rasteve të reja ditore, në shkallë globale, që është regjistruar deri më sot, me plot 284196 raste të reja në 24 orë. E kjo rritje e madhe, vjen kryesisht për shkak të shifrave në SHBA, Brazil, Indi dhe Afrikën e Jugut.

të fundit

Banka dixhitale, e lidhur me biznesmenë të platformave FOREX

nga Ersuin Shehu Banka e Shqipërisë vendosi në fillim të këtij muaji të japë miratimin paraprak për licencimin e bankës…

5 hours ago

Horoskopi 25 Dhjetor 2025, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Tregohuni sa me diplomate dhe te duruar me partnerin tuaj gjate kësaj dite ne mënyrë qe gjerat te ecin…

5 hours ago

Vendet evropiane kundër Izraelit: Tërhiqet vendimi për 19 vendbanime të reja në Bregun Perëndimor

Më shumë se një duzinë shtetesh, kryesisht evropiane, kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të qeverisë izraelite për të miratuar ndërtimin…

5 hours ago

Përplasi për vdekje kalimtarin me motor, AMP arreston punonjësin e policisë

Një punonjës i Policisë së Shtetit është arrestuar në flagrancë pasi ka përplasur për vdekje një kalimtar në Tiranë. Agjencia…

6 hours ago

VIDEO/ Plas keq në Big Brother VIP Albania, Ilir Vrenozi sh*rr me Juxhin Plovishtin

“Muaji i mjaltit” në “Big Brother VIP Albania 5” ka përfunduar në kohë rekord. Shtëpia është tronditur pasditen e sotme…

6 hours ago

“Hiti i ‘Bajames’ u fut me idenë se do bënte namin”, Miri për Kristin: Është më i mbaruari këtu

Miri dhe Selin kanë biseduar me njëri-tjetrin për Kristi Lamaj, si banor, teksa përmendën këngën e tij ‘Bajame’. Miri i…

7 hours ago