Categories: Uncategorized

Kërcasin armët, del momenti i vrasjes së Bujar Çelës (VIDEO)

Ky është momenti i ekzekutimit të Bujar Çelës mëngjesin e djeshëm, teksa ai po pinte kafen e mëngjesit në një lokal te rrethrrotullimi në Bradashesh të Elbasanit.

Atentatorët besohet që kanë qenë 3 persona të cilët i janë afruar një nga një 50 vjeçarit dhe kanë qëlluar drejt tij.

Nga pamjet e siguruara duket që Çela ka tentuar të largohet por nuk ka mundur teksa në tavolinë me të ka qenë dhe një person tjetër i cili nuk është dëmtuar fare.

Mësohet se ekzekutorët nuk kanë qenë të veshur me uniforma policie.

Mësohet se në vendngjarje janë gjetur 21 gëzhoja nga tre lloje armësh tip pistoletë me silenciator prej ë cilave 16 plumba kanë depërtuar në trupin e 50 vjeçarit.

Pas atentatit, autorët janë larguar drejt fshatit Murras në aksin Elbasan-Peqin, rreth 8 km nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit Bujar Çela është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia Talo Çelës, i cili është vëllai i viktimës.

Kujtojmë se Talo Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

të fundit

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

5 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

31 minutes ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

48 minutes ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

55 minutes ago

Këmbimi valutor 25 Dhjetor 2025/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.2 lekë, në shitje me 82.4 lekë. Euro, do…

1 hour ago

Jasir Asani shënon supergol me Esteghlal (VIDEO)

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ishte protagonist në fitoren e rëndësishme 0-3 të Esteghlal në transfertë ndaj Al Muharra.…

2 hours ago