Categories: Uncategorized

Këngëtarja e njohur merr urdhër mbrojtjeje nga fansi i fiksuar

Billie Eilish, iu desh të merrte një urdhër mbrojtje për t’i shpëtuar një fansi të fiksuar pas saj! Sipas TMZ-së, këngëtarja “ka një urdhër të gjatë mbrojtjeje” kundër këtij njeriu që i shfaqet krejt papritur, i paftuar edhe në shtëpi.

Ky urdhër do të zgjasë për të paktën 3 vite, por Billie po shpreson për një zgjatje të tij në 5, për t’u ndjerë edhe më e sigurt. Urdhri aktual e ndalon fansin e fiksuar të ketë çdo lloj kontakti me Billie-n, të afrohet pranë shtëpisë së saj, ta ngacmojë, kërcënojë apo t’i afrohet vendit ku punon.

Të lidhura

None found

Sipas po të njëjtit burim, Billie dokumentin e parë ligjor në lidhje me këtë çështje e firmosi që në fillim të majit, pasi fansi i qe kthyer në makth. Eilish tha se ai është futur pa leje në shtëpi dhe pyeste të atin e saj nëse ajo jetonte aty apo jo. Ndonëse u detyruan ta largonin, ai u kthye sërish natën vonë dhe sipas këngëtares bënte sjellje të çuditshme.

“Ndërkohë që ne prisnim për rojet e sigurimit, ai u fut në shtëpi, u ul dhe nisi të lexonte një libër. Pastaj, herë pas here e dëgjonim të bënte ndonjë monolog. Im atë i kërkoi shumë herë të ikte, por refuzonte.”- u shpreh këngëtarja.

Situata u bë aq stresuese sa Eilish iu desh t’i drejtohej ndihmës së autoriteteve për të shpëtuar prej tij.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

7 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago