Katër persona kanë marrë formularin e OFL-së sot për të dorëzuar brenda 48 orëve burimet e pasurisë së tyre.
Hasan Albrahimi, Muharrem Kulla, Agim Hëna dhe Abaz Berhami janë 4 personat me probleme me ligjin që duhet të vetëdeklarojnë burimin e pasurisë.
None found
“Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
H. A., banues në Fushë Krujë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”;
M. K., banues në Krujë, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;
A. H., banues në Fier, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;
A. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”, tha Policia.
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e para të mëngjesit në Durrës.…
Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…
Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…
Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…
Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…