Categories: Uncategorized

Karabinierët u dërgojnë gjithçka, këto janë 7 italianët më të sigurt nga koronavirusi (FOTO LAJM)

Me çantat e tyre në shpinë që peshojnë më shumë se 20 kilogramë, çdo hap është një përpjekje. Nuk është një rrugë e lehtë, por më shumë se 1 kilometër, mes gurësh, në një shteg që të çon në një fshat të vogël të vendosur mes alpeve në kufirin midis Italisë dhe Zvicrës.

Dy herë në javë, ndonjëherë edhe më shpesh, oficerë të policisë italiane ngjiten në këtë zonë për të dërguar ushqim e ilaçe për banorët e fshatit Monteviasco.

Të lidhura

None found

Policët duhet të mbajnë gjithçka në shpinën e tyre sepse asnjë rrugë nuk të çon në fshat, veç një shtegu që përdorej shumë kohë më parë për kalimin e mushkave. Banorët e këtij fshati janë mësuar me izolimin, por këtë herë izolimi është bërë edhe më i vështirë që kur koronavirusi goditi rëndë Italinë që prej fundit të muajit shkurt.

Në këtë fshat piktoresk jetojnë vetëm 7 banorë, për të cilët karabinierët nga qyteti më i afërt i Dumenzas dërgojnë gjithçka që u nevojitet, nga buka orizi, deri te makaronat dhe sheqeri. Policëve u duhet të ecin në këmbë më shumë se 50 minuta për t’u ngjitur në një lartësi rreth 1 mijë metra mbi nivelin e detit.

“Herën e parë kur e bën atë rrugë e vuan më shumë, ndërsa më pas mësohesh me të”, është shprehur për Telegraph kapiteni Alessandro Volpini, i cili është përgjegjës për operacionin e furnizimit me ushqim të këtyre pak banorëve. “Është një fshat i vogël, i ngritur fillimisht për të ruajtur kufirin. Ka vetëm 7 banorë dhe shumica e tyre janë të moshuar”, shton ai.

Ushqimet sigurohen nga miqtë apo të afërmit e këtyre banorëve, të cilët i dorëzojnë ato te karabinierët poshtë në luginë, ndërsa më pas është detyra e policisë për t’i ngjitur deri në fshat. Madje, ata bëjnë edhe rolin e postierit, duke u dërguar banorëve edhe letra e pako nga zyra e postës lokale.

Ky fshat nuk ka qenë gjithmonë kaq i izoluar. Deri në nëntor të vitit 2018, ai ishte i lidhur me luginën me anë të një teleferiku, por një punëtor humbi jetën gjatë punës për mirëmbajtjen e teleferikut dhe ai u mbyll.

Lucia Cassina, e cila është aktualisht në moshën 75-vjeçare, ka lindur në këtë fshat, ndërsa rrëfen se kur ajo ka qenë vajzë, aty jetonin më shumë se 450 persona. Por, largësia dhe kushtet e vështira të jetesës i detyruan ata banorë të largohen gjatë dekadave.

E moshuara vlerëson përkushtimin e karabinierëve. “Ata nuk janë policë, por shumë më shumë se sa kaq. Ata janë vërtetë të jashtëzakonshëm, duke mbajtur gjithçka mbi shpinë. Ata madje më sjellin edhe ilaçin që më duhet”. Edhe pse të izoluar dhe në vështirësi për ushqim, këta banorë ndjehen të sigurt nga koronavirusi, i cili u ka marrë jetën më shumë se 27 mijë personave deri tani në Itali.

të fundit

Horoskopi 24 Maj 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do jeni shume te shqetësuar sot mbi një çështje delikate ne çift dhe nuk do i bëni gjerat me…

5 hours ago

“Ferma VIP” nuk do zgjasë 100 ditë? Çfarë po ndodh me finalen

Edhe pse “Ferma VIP” ishte planifikuar të zgjaste plot 100 ditë, duket se produksioni ka ndryshuar planet për sezonin e…

6 hours ago

Nominimi “kokë më kokë” me Blerinën nxorri jashtë ferme Henrin, shpërthen keq Albano Bogdo: Produksioni po fsheh videon

Mbrëmjen e djeshme, Henri u eliminua nga Ferma VIP pas një televotimi kokë më kokë me Blerinën. Eliminimi i tij…

6 hours ago

“Fitorja jonë është e pashmangshme”/ Berisha-demokratëve: Me votën tuaj keni lënë pa gjumë organizatën kriminale dhe kreun e saj. Me votën tuaj keni tmerruar mafien e fjalës së lirë

Kreu i Partisë Demokratike ka shprehur një mesazh ndaj kreut të qeverisë duke thën se vota e demokratëve ka lënë…

6 hours ago

Pas fitores së Berishës me 96% të votave, në PD shpërthen festa me fishekzjarrë!

Pak minuta pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në PD me një kandidat, ku fitues me 96% të votave pro…

7 hours ago

Zgjedhjet me një kandidat në PD, Berisha konfirmohet kreu i selisë blu: Mirënjohje edhe atyre që votuan kundër, jemi një familje!

Zgjedhjet me një kandidat në PD kanë përfunduar zyrtarisht, teksa Sali Berisha rikonfirmohet kreu i selisë blu. Nga 38 902…

8 hours ago