Categories: Uncategorized

Kapet punonjësi në aeroportin e Rinasit dhe një 23 vjeçare, detaji që nxori zbuluar mashtrimin

Një punonjës i Rinasit dhe një vajza 23 vjeçare kanë përfunduar në pranga pas tentativës për të kaluar kufirin me dokumenta të falsifikuara.

Vajza ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Të lidhura

None found

Rinas

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve me dokumente të falsifikuara.

Operacioni nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihen në pranga dy shtetas, njëri punonjës i skanerit në aeroportin e Rinasit.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara gjatë vitit 2019 nga Policia Kufitare e Rinasit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për parandalimin dhe goditjen e tentativave për dhënie ndihme, kundrejt fitimit, për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme u finalizua me sukses operacionin e koduar “NEW START”, si rezulatat i të cilit u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

Xh. K., 23 vjeçe, banuese në Mat. Arrestimi i saj u bë si e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”.

R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht punonjës i sigurisë te kontrolli i pasagjerëve me skaner, në terminalin në varësi të TIA-s. Ky shtetas ka qenë i proceduar më parë nga Policia Kufitare, pasi është kapur në zonën sterile me 2700 euro dhe telefon celular.

Arrestimi i tij u bë si i dyshuar për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Shtetasja XH. K. ka tentuar të udhëtojë në drejtim të Italisë me dokumentacion të rregullt, por pas dyshimeve të punonjësve të Policisë Kufitare mbi qëllimin e udhëtimit dhe arsyet e dhëna, është kaluar në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm, ku i është gjetur një kartë italiane e falsifikuar.

Në bashkëpunim me specialistët për hetimin e trafiqeve të paligjshme në DVP Tiranë u organizua puna dhe pas hetimeve të para hetimore rezultoi se:

Shtetasi R. K., punonjës i aeroportit të Rinasit në kontrollin me skaner, në bashkëpunim me persona të tjerë, pasi kishin siguruar paraprakisht dokumente të falsifikuara italiane me gjeneralitete italiane, kanë tentuar ta kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit tranzit drejt aeroportit të Romës, Milano, me destinacion final në Mbretërinë e Bashkuar, shtetasen Xh. K..

Vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme, pasi dyshohet se kanë pajisur edhe shtetas të tjerë me dokumente të falsifikuara, që do t’i ndihmonin për të kaluar në mënyrë të paligjshme drejt Britanisë së Madhe.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

të fundit

Zyra e BE-së në Prishtinë: Rusia po mbetet pa burra si për luftë, ashtu edhe për ekonomi

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka bërë një postim interesant, ku nder tjera, thuhet se Rusia po përballet me…

11 minutes ago

Banorë të Debreshit protestojnë për krizën e ujit, Komuna e Gostivarit thotë se zgjidhja vjen brenda një muaji

Disa banorë të fshatit Debresh protestuan sot para Komunës së Gostivarit, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për problemin me furnizimin…

20 minutes ago

EMRI/ Sherri për mbeturinat gati sa nuk i merr jetën 41-vjeçarit, i riu plagos një person dhe grushton të moshuarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku një…

20 minutes ago

Kurti: Në një republikë demokratike, pushteti është përgjegjësi e lartë ndaj qytetarëve

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve për shërbyesit civilë…

23 minutes ago

Krizë mes çiftit! Klodi i bën bllok Elijonës dhe zhduket, ish-finalistja e “Big Brother” e nxjerr haptazi

Elijona Binakaj dhe Klodian Mhillaj deri më sot ishin një ndër dyshet më të preferuara të publikut shqiptar, pasi dashuria…

23 minutes ago

Të akuzuar për shkelje e barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun Erion Isai dhe 11 të tjerë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 persona,…

26 minutes ago