Ka marrë fund arratia 23-vjeçare e një vrasësi shqiptar që fshihej në Angli.
Top Channel ka mësuar se skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Isiberi. Isiberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.
None found
Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Isiberi në vitin 1997 raporton Top Channel, do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.
Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv Crimewatch në BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Isiberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.
Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Isiberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Isiberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë.
Dëfrim Isiberi mundi mjeshtërisht ti shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër. Por Top Channel shkruan se arratia e tij 23-vjeçare do të merrte fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit.
Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…
Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…
Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…
Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…
Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…
Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…