Categories: Uncategorized

Kapet pas 23 vitesh në arrati kuksiani i shumëkërkuar

Ka marrë fund arratia 23-vjeçare e një vrasësi shqiptar që fshihej në Angli.

Top Channel ka mësuar se skuadra e ekstradimeve në policinë metropolitane londineze ka mundur të arrestojë vrasësin Dëfrim Isiberi. Isiberi ishte listuar nga Interpol Tirana si një prej shqiptarëve më të kërkuar në botë.

Në vitin 1997, te hotel “Gjallica” në Kukës ai goditi, me armë për vdekje një roje sigurie, i cili disa muaj më pas ndërroi jetë në spital. Dëfrim Isiberi në vitin 1997 raporton Top Channel, do të futej ilegalisht në Angli ndërkohë që drejtësia shqiptare e dënoi në mungesë me 20 vite burg.

Policia britanike për kapjen e tij kërkoi edhe ndihmën e publikut përmes programit televiziv Crimewatch në BBC1. Megjithëse në kërkim nga drejtësia shqiptare, Dëfrim Isiberi në vitin 2011 kishte postuar një video në YouTube duke luajtur futboll.

Nga kjo video policia angleze mundi të përftojë një imazh të ri se si dukej i shumëkërkuari drejtësisë shqiptare. Isiberi në Angli përdorte një identitet të rremë nën emrin Agim Mema. Megjithëse ishte i kërkuar për vrasje në Shqipëri, Isiberi kishte gjetur guximin të aplikonte për nënshtetësi britanike madje merrte edhe asistencë sociale si person në nevojë.

Dëfrim Isiberi mundi mjeshtërisht ti shmangej arrestimit nga skuadra e ekstradimeve në Londër. Por Top Channel shkruan se arratia e tij 23-vjeçare do të merrte fund disa ditë më parë. Ndaj tij në gjykatën londineze kanë nisur procedurat e ekstradimit.

të fundit

Vrasja e 58-vjeçarit Renato Hoxhaj në Vlorë/ Viktima roje në banesën e Sokol Sinomatit, i njohur si “Buzëderri”? Publikohet VIDEO e autorit

Në videon e mëposhtme, të siguruara nga Boldnews, janë pamjet e autorit të vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj, i cili…

15 minutes ago

Lim Hoti i drejtpërdrejt me Albën: Nuk mbaj në jetën time njerëz që më prishin ditën e natën, që nuk të lënë as të hash bukë

Lim Hoti dhe Alba Pollozhani po vazhdojnë të kenë ulje dhe ngritje në marrëdhënien e krijuar në Ferma VIP. Dyshja,…

36 minutes ago

Berisha flet nga Kongresi i PPE: Ne do të anëtarësojmë Shqipërinë në BE, e gjithë bota pret fitoren e Partisë Demokratike

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prej dy ditësh ndodhet në Kongresin e Partisë Popullore…

48 minutes ago

Shtyhet seanca për “Sterilizimin” në GJKKO, mungojnë ish-ministri Ilir Beqaj dhe avokati i tij

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, ka shtyrë për në datën 7 maj seancën për dosjen e “Sterilizimit”. Raportohet…

1 hour ago

Nga 5 maji kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael – kërkohet vetëm autorizimi ETA-IL

Duke filluar nga data 5 maj 2025, qytetarët e Kosovës do të mund të udhëtojnë pa viza në shtetin e…

2 hours ago

Lara Colturi do të vazhdojë të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi edhe sezonin e ardhshëm

Skiatorja me origjinë italiane, Lara Colturi, do të jetë pjesë e ekipit shqiptar në Lojërat Olimpike Milano-Cortina 2026, duke i…

2 hours ago